Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive muzikore, publiku do të ketë mundësinë të prekë dhe të njihet me zhvillime origjinale të ndërfaqeve muzikore dhe praktikave muzikore inovative jokonvencionale, informojnë organizatorët. Vendet janë Instituti "Goethe", shkolla e muzikës “Rockschool”, Akademia Kombëtare e Muzikës, hapësira kulturore “Bobina”, klubi “Atelieto”, raporton BTA.
Hapja është më 5 nëntor me një demonstrim dhe koncert të Korhan Erel. Ai ka lindur në vitin 1973 në Stamboll, por jeton në Berlin që nga viti 2014. Një artist jo-binar që punon në fushën e muzikës elektronike, improvizimit dhe dizajnit të zërit. Ai luan instrumente që i projekton në një kompjuter, ose instrumente të tjera elektronike, duke përdorur kontrollues të ndryshëm. Në Sofje, Korhan Erel do të flasë për instrumentet e tij, projektet e tij solo dhe bashkëpunuese me artistë të tjerë dhe skenën underground të Berlinit. Pas kësaj, do të fillojë një eksperiment ansambli improvizues midis Korhan Erel dhe anëtarëve të Ansamblit Improwise me qendër në Sofje.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Instagram/Infinityexperimental
Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..