Më 8 nëntor shënojmë festën e tërë ushtrisë qiellore, të njohur në kalendarin kishtar si Kuvendi i shenjtit kryeengjëll Mikael, i vendosur në shekullin IV në Sinodin e Laodikesë. Sipas traditës kishtare, kryeengjëlli Mikael udhëheq tërë ushtrinë engjëllore në luftën kundër forcave të errësirës dhe gjatë Ardhjes së Dytë të Birit të Zotit do të vijë në tokë me forcat qiellore.
Në Zbulesën e shën Gjon Teologut tregohet për betejën e shenjtit kryeengjëll Mikael dhe luftëtarëve të tij me Dragoin me shtatë koka, i quajtur gjithashtu Djall dhe Satan. Ikonografia ortodokse e paraqet në këtë skenë kryeengjëllin Mikael me një shtizë në njërën dorë, duke shkelur djallin, të cilin engjëjt e përzunë në tokë.

Për çdo person në Pagëzimin e Shenjtë i jepet një engjëll rojtar, i cili e shoqëron gjatë gjithë jetës si ndihmës shpirtëror dhe udhëzues, dhe e mbron nga të këqijat dhe ndikimet e liga. Prandaj besimtarët e krishterë drejtojnë lutje në mëngjes dhe në mbrëmje tek mbrojtësi i tyre qiellor që t’i udhëheqë drejt veprave të mira dhe t’i mbrojë nga fatkeqësi të papritura.

Populli ynë beson se kur vjen ora e fundit e rrugëtimit tokësor të shpirtit, vetë kryeengjëlli Mikael zbret për ta ndarë atë nga trupi dhe për këtë arsye Dita e Kryeengjëllit lidhet me nderimin ndaj të vdekurve dhe shpirtit të njeriut.
Kisha jonë e shënon ditën me Liturgji të Shenjtë festive në nder të udhëheqësit të forcave qiellore dhe tërë ushtrisë engjëllore.
Shihni më shumë nga Arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: pravoslavenhram.com, pravoslavie.bg, BTA
Për herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti ushtarak Georgi Shagunov – ka shënuar në faqen e parë të partiturës se himni është shkruar dhe..
Nga 19 shtatori, për një muaj, qielli mbi Shkëmbinjtë e Bellogradçikut do të mbushet me balona shumëngjyrëshe dhe magji. Edicioni i pestë i “Festa e Balonave” premton pesë fundjava, gjatë të cilave mund të shijoni tre lloje fluturimesh, si dhe dhjetëra..
Martiret e Shenjta Vjara (Besa), Nadezhda (Shpresa) dhe Ljubov (Dashuria) ishin tri motra të lindura në Romë në shekullin II. Nëna e tyre, Shën Sofia, ishte një vejushë e devotshme dhe e krishterë, e cila i rriti bijat e saj në dashuri për Zotin Jezu..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në festimet solemne me rastin e 140-vjetorit të Luftës Serbo-Bullgare, të cilat do të mbahen sot, 7..
Sapo të fillojë të ftohet moti, vjen koha për përgatitjen e turshisë. Përgatitja e kësaj delikatese dimërore në kushte shtëpie është një traditë e..