Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shënon 140 vjetorin e fitores në Betejën e Slivnicës

Foto: BTA

Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në festimet solemne me rastin e 140-vjetorit të Luftës Serbo-Bullgare, të cilat do të mbahen sot, 7 nëntor - Dita e Fitores në Betejën e Slivnicës. Ceremonia do të zhvillohet në Sheshin "Sëedinenie" /"Bashkimi"/ në Slivnica dhe do të përfundojë me një inspektim solemn para monumentit "Heronjtë e Slivnicës".

Më 7 nëntor 1885, ushtria bullgare arriti një nga fitoret më të rëndësishme në historinë tonë moderne - fitoren në Betejën e Slivnicës. Kjo ditë u bë simbol i vendosmërisë dhe unitetit të shtetit të ri bullgar, i cili vetëm 2 muaj pas bashkimit të tij me Rumelinë Lindore arriti të mbrojë pavarësinë e tij kundër një kundërshtari më me përvojë dhe më të armatosur. Princi Aleksandër I Batenberg mori komandën personalisht dhe e drejtoi ushtrinë drejt Slivnicës - një pikë strategjike që mbulonte rrugën për në Sofje. Më 5 nëntor filluan betejat e para, dhe më 7 nëntor beteja arriti kulmin dhe bullgarët fituan betejën.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vëllazëria e Bardhë pret Vitin e Ri Hyjnor

Ndjekësit e mësuesit shpirtëror Beinsa Duno (Petër Dënov), të njohur si Vëllazëria e Bardhë, e presin Vitin e Ri Hyjnor më 19 gusht tek Shtatë Liqenet e Rilës – në ditën e Shpërfytyrimit të Krishtit sipas kalendarit të vjetër. “Kjo ngjarje qendrore..

botuar më 25-08-19 5.55.PD

Fari i Shabllës hapi sërish dyert për vizitorët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fareve Detare, fari më i vjetër përgjatë brigjeve detare bullgare në Shablla hapi dyert për vizitorët. Komuna e Shabllës njoftoi se sot, nga ora 09:00 deri në 17:00, është mundësia e fundit për këtë vit që turistët të..

botuar më 25-08-18 11.08.PD

Në Petrova Niva, përkujtohet 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit

Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e..

botuar më 25-08-16 11.25.PD