Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në vendin tonë dhe anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Bankave në Bullgari.
Ai gjithashtu kujtoi thirrjen e institucioneve bankare: "Kushdo që ka sasi të mëdha levash bullgare në para të gatshme duhet t'i depozitojë ato pa pagesë në llogarinë e tij dhe në natën e Vitit të Ri ato do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë në euro me kursin zyrtar të këmbimit prej 1.95583 leva për 1 euro".
"Kjo është e vetmja mënyrë për ta bërë këtë pa asnjë përpjekje. Pas 1 janarit, do të jetë ende falas me kursin zyrtar, por pritjet tona janë se në ditët e para pas Vitit të Ri do të ketë shumë njerëz që do vendosin ta bëjnë në minutën e fundit dhe se do të ketë radhë njerëzish që duan të këmbejnë leva në euro", shtoi ai.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNT
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..
Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..
Indeksi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2025 ra me 4 pikë krahasuar me korrikun, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në korrik, indeksi kishte rënë me 4.7 pikë krahasuar me prillin. Gjatë tetorit, u shënua një rritje e..