Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çështja e ekstradimit të pronarit të një anijeje të lidhur me një shpërthim në Liban shtyhet

Foto: Dimitër Kjosemarliev

Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të tjerë. Magjistratët u kërkuan autoriteteve libaneze garanci se burri nuk do të dënohej me vdekje për asnjë nga akuzat. Çështja do të vazhdojë më 10 dhjetor, kur pritet të mbërrijnë dokumentet e kërkuara nga gjykata.

Greçushkin, i cili ka shtetësi ruse dhe qipriote, u ndalua më 5 shtator në Aeroportin e Sofjes pasi mbërriti nga Pafos, Qipro.

Burri kërkohej me një njoftim të kuq të Interpolit për pesë vjet. Me vendim të Gjykatës së Apelit të Sofjes, ai mbetet në paraburgim deri në përfundimin e procedurës së ekstradimit.

Vendimi për shtyrjen e çështjes u mor sot, 10 nëntor, disa minuta para ceremonisë zyrtare të pritjes së Presidentit libanez Joseph Aoun, i cili erdhi në Bullgari me ftesë të Presidentit Rumen Radev, raportoi BNR Horizont.

"Ne mbetemi të vendosur fuqimisht për të zbuluar rrethanat dhe për të hedhur dritë mbi të vërtetën", tha Aoun, i cituar nga BGNES.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Dimitër Kjosemarliev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rezerva shtetërore ka plan të përgatitur, edhe në rast se rafineria në Burgas ndalon punën

Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Rezerva Shtetërore dhe Rezervat e Luftës”.  Shteti ka rezervë benzinë për 35 ditë, ndërsa..

botuar më 25-11-11 11.38.PD

Filluan provat lundruese të anijes së re luftarake bullgare “Hrabri”

Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes modulare shumëfunksionale filloi në vitin 2022. Ajo është e para nga dy anijet që po ndërtohen në..

botuar më 25-11-11 11.22.PD

Bullgaria i kërkon Rusisë të ndalojë ndërhyrjet në sinjalet satelitore GPS

Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë veprimet e papranueshme të ndërhyrjes në sinjalet satelitore të vendeve evropiane”, kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në një postim në platformën “X”.Përpara mbledhjes së ardhshme të Këshillit për..

botuar më 25-11-11 8.54.PD