Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 11 nëntor përkujtojmë Shën Minain, martir dhe mrekullibërës

Foto: pravoslavieto.com

Më 11 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare përkujton Shën Minain, martir të madh dhe mrekullibërës, i cili vuajti për Krishtin në Egjipt në shekullin IV. I lindur në Egjipt, Shën Minai shquhej për guximin dhe besimin e palëkundur. Ai ishte ushtar në ushtrinë romake gjatë perandorit Dioklecian, por kur pa persekutimin e të krishterëve, la shërbimin ushtarak dhe u tërhoq në një jetë të shenjtë si eremit, duke jetuar në post dhe lutje.

Në qytetin e Kotuani (afër Aleksandrisë), Shën Minai zbuloi guximshëm besimin e tij në Krisht dhe u përball me martirizimin për këtë. Ai u ekzekutua me prerjen e kokës për shkak të besimit të tij dhe më pas trupi i tij u hodh në zjarr, por mbeti i paprekur nga flaka, duke dëshmuar fuqinë e mrekullive të Zotit. Pas kësaj, besimtarët e varrosën trupin e tij në një vend që më vonë u bë qendër e shumta mrekullie dhe adhurimi.

Shën Minai njihet si mbrojtës i udhëtarëve, i të pafajshmëve dhe i atyre që përballen me padrejtësi. Në Bullgari, ai është shumë i nderuar, veçanërisht në manastirin “Shën Minai” pranë Sofjes, ku ruhet ikona e tij e mrekullueshme. Shumë besimtarë dëshmojnë për shërim nga sëmundje të rënda. Shën Mina njihet  edhe për ndihmën që jep fëmijëve dhe për mbrojtjen nga forcat e këqija

Shën Mina është shembull i besnikërisë ndaj Krishtit, guximit përballë provave dhe gatishmërisë për të sakrifikuar lavdinë tokësore për shkak të lavdisë së përjetshme.


Redaktoi dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: pravoslavieto.com, Radio Vitin




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitingu i parë i lirë pas 10 nëntorit 1989

Para 36 vjetësh, komunizmi filloi të largohej

Më 10 nëntor mbushen 36 vjet nga fillimi simbolik i tranzicionit nga sistemi njëpartiak drejt demokracisë në Bullgari. Një ditë pas rënies së Murit të Berlinit – më 10 nëntor 1989 – plenumi i Partisë Komuniste Bullgare, që ishte në pushtet atëherë, e..

botuar më 25-11-10 10.13.PD

Rruga drejt zemrës së bullgarit kalon përmes... turshisë

Sapo të fillojë të ftohet moti, vjen koha për përgatitjen e turshisë. Përgatitja e kësaj delikatese dimërore në kushte shtëpie është një traditë e përhapur gjerësisht dhe pothuajse nuk ka familje bullgare që të mos vendosë në tryezën e saj këto perime..

botuar më 25-11-08 7.00.PD

Nderojmë festën e fuqive të ndritshme qiellore – Dita e Kryeengjëllit

Më 8 nëntor shënojmë festën e tërë ushtrisë qiellore, të njohur në kalendarin kishtar si Kuvendi i shenjtit kryeengjëll Mikael, i vendosur në shekullin IV në Sinodin e Laodikesë. Sipas traditës kishtare, kryeengjëlli Mikael udhëheq tërë ushtrinë..

botuar më 25-11-08 5.00.PD