Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Tufë e bekuar” – Kori “Nusha” prezanton albumin e tij më të ri

7
Foto: Facebook/Nusha Choir

Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva. Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në formacione të ndryshme, përfshirë edhe Korin “Nusha”, të cilin e themeloi. Albumi më i ri i korit, „Tufë e bekuar“, do të prezantohet në një koncert më 13 nëntor në Sofje. Në album u përfshin regjistrimet e para korale të aranzhimeve folklorike të këngëtares, kompozitore, dirigjente dhe pedagoge e shquar bullgare, Stefka Kushleva (1938–2019).

„Tufë e bekuar“ përbën një përmbledhje këngësh që kori i interpretoi në shfaqjen me të njëjtin emër të Stefka Kushlevës. Ai lidhet me ritin karakteristik për malin Rodopa, ku vajzat e reja në një ditë të caktuar hedhin buqeta në ujë, duke u zotuar për të zgjedhurin e tyre.

Neli Andreeva rrëfen:

Neli Andreeva

“Kori “Nusha” ekziston që nga viti 2012. Kemi kaluar shumë peripeci, shumë momente të mrekullueshme, shumë koncerte jashtë vendit… Shpesh, kur më ftojnë si interpretuese, ekziston mundësia që edhe kori të udhëtojë me mua. Në këtë mënyrë lindën projekte të jashtëzakonshme, me të cilat deri më sot krenohemi. Por, në të vërtetë, ky është projekti më i rëndësishëm dhe më domethënës, që unë e konsideroj si misionin tim personal si një person me 30 vjet përvojë muzikore dhe mbi 10 vjet në krye të këtij kori. Ai mund të mos jetë profesional, brenda tij mund të jenë vajza që nuk kanë arsimim muzikor, por unë mendoj se ne punojmë pothuajse në nivel profesional. Prandaj jam shumë krenare që të prezantojmë këtë projekt – është diçka që ka qenë brenda meje që nga vitet e rritjes, ka qëndruar thellë në shpirtin tim si një ëndërr që, në një moment, të lindë.

Unë kam mbaruar Shkollën Muzikore në Shiroka Llëka, dhe atëherë drejtoreshë ishte Stefka Kushleva. Ajo qëndronte në krye të kësaj shkolle folklorike nga viti 1985 deri në 1995 dhe unë isha në klasën e fundit me të cilën ajo u pensionua.  Ishte një ambient i jashtëzakonshëm, në të cilin u rritëm dhe u edukuam – në muzikë, në art, me një botëkuptim, perspektiva dhe qëndrime të reja…Dhe aty u formuam si njerëz. Kështu që ky projekt nuk është thjesht një projekt – është muzika e një brezi të tërë, që me shumë gjasa do të ndiqet me interes të madh, sepse janë këngë që ne i kemi interpretuar shumë herë edhe në koncerte, por ka edhe këngë që pothuajse nuk janë kënduar dhe nuk janë dëgjuar. Për ne, për mua, kjo është misioni i jetës sonë– të sjellim para të gjithëve atë që ajo ka dashur të shprehë. Na presin vërtet kryevepra të mëdha.”

Projekti „Dorëshkrimet e Stefka Kushlevës: Interpretimet e para për kor“, pjesë e të cilit është edhe albumi i ri i Korit „Nusha“, realizohet me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar për Kulturë në kuadër të programit „Muzikë“ – 2024.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/Nusha Choir



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Marin Goleminov dhe drama e vallëzimit “Nestinarka”

E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..

botuar më 25-11-07 6.10.PD

Plovdiv Jazz Fest mbledh muzikantë nga Bullgaria dhe bota

Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..

botuar më 25-11-07 5.05.PD

“Tonika SV” shënon 45-vjetorin në skenë

Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar  – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..

botuar më 25-11-06 5.55.PD