Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri dhe katër të pavarurit, votuan për të rimiratuar ndryshimet në Ligjin për Rregullimin Administrativ të Aktiviteteve Ekonomike për Naftën dhe Produktet e Naftës.
Me ndryshimet, menaxheri i posaçëm merr të drejtën për të kryer menaxhimin operativ të kompanisë, për të disponuar asetet e saj, përfshirë shitjen e tyre. Përveç kësaj, veprimet e tij nuk do t'i nënshtrohen kontrollit gjyqësor dhe administrativ.
"Ky menaxher i veçantë që do të emërohet do t'i bëjë të gjitha këto bazuar në disa vlerësime të fabrikuara të tregut, të cilat do të bëhen përsëri nga kompani të afërta me Deljan Peevskin. Në përgjithësi, gjithçka që propozohet është një grabitje e egër dhe shteti ynë do të dënohet", komentoi Jordan Todorov nga “Vëzrazhdane”. Pas shpalljes së rezultateve, partia deklaroi se do ta referonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese, pasi ndryshimet shkelin të drejtën e pronës private.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga presidenti Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij Desisllava Radeva në Sheshin “Shën Aleksandër..
Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari për të vlerësuar situatën me sundimin e ligjit, si dhe për të ngrirë të gjitha pagesat në kuadër të..