Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026, i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve. Sipas kryetarit të Dhomës Tregtare dhe Industriale të Bullgarisë, Cvetan Simeonov, paraqitja e buxhetit pa miratimin e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh do të ketë jehonë të pafavorshme në BE.
“Duke folur në përgjithësi – në pyetjen ‘”A është i mirë buxheti?”, përgjigjja ime është “jo”. Por çështja thelbësore është – a është i mundur ndonjë buxhet tjetër? Jam i sigurt se nuk ka njeri që mund të thotë se, në këtë situatë gjeopolitike dhe kombëtare-politike, një buxhet tjetër do të ishte i mundur”, komentoi buxhetin kryeministri Rosen Zheljazkov.
Nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë (KNSB) – një nga dy sindikatat më të mëdha në vend – e vlerësuan projektbuxhetin si të mundshëm dhe me kompromis të arritur, pasi rritja e kontributeve për pension do të ndahet midis biznesit dhe të punësuarve. Presidenti i sindikatës, Pllamen Dimitrov, komentoi se pagat në sektorin publik do të rriten me më shumë se 5%. Megjithatë, ka disa sektorë – si Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Administrata Tatimore Kombëtare (NAP) dhe Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore (NOI) – të cilët mbeten me vetëm 5%, gjë që, sipas tij, është skandaloze. Sipas Dimitrovit, kostoja e jetesës deri në fund të vitit 2026 mund të rritet me rreth dhjetë për qind.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..