Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të jetë me vranësira dhe me reshje, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, të cilat do të vazhdojnë gjatë natës drejt së mërkurës. Në disa vende të caktuara atje, si dhe në rajonet jugore të Rodopeve Lindore, do të ketë edhe reshje të konsiderueshme. Në Rrafshin e Danubit, do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga perëndim-veriperëndimi, me të cilën do të depërtojë ajri i ftohtë. Në Bullgarinë Lindore, era do të mbetet nga jugu-jugperëndimi dhe do të jetë mesatare deri në e fortë, veçanërisht në Bullgarinë Juglindore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 21°, në kryeqytet do të jetë rreth 15°.
Do të jetë kryesisht me vranësira përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Pas drekës dhe në mbrëmje, kryesisht përgjatë bregdetit verior do të ketë reshje. Do të fryjë erë e moderuar dhe e fortë nga jugu-jugperëndimi, veçanërisht përgjatë bregdetit jugor. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 16-21°. Uji i detit është nga 14 deri në 16°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 3-4 ballë.
Në male moti do të jetë me re dhe me shi, mbi 2200-2300 m do të bjerë borë, por në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina vija e borës do të jetë rreth 1600 m., dhe në mbrëmje do të bjerë borë në lartësinë 1300-1400 m. Do të fryjë një erë e fortë dhe e stuhishme jugperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m. do të jetë rreth 12°, në 2000 m. rreth 6°.
Të mërkurën, temperaturat do të jenë brenda kufijve të gjerë, minimalja do të jetë 6-7° në rajonet veriperëndimore deri në 15-16° në ato juglindore, dhe ato maksimale nga 10-12° në disa vende në Bullgarinë Perëndimore, deri në 20-21° në lindje. Moti do të mbetet me vranësira dhe me reshje në pjesën më të madhe të vendit, më të konsiderueshme në sasi në disa vende në Bullgarinë Perëndimore, Rodopet Lindore dhe në rajonet qendrore dhe lindore të malit Stara Pllanina.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të Shkencave, në orën 16:48 u regjistrua një tërmet me magnitudë 3.5 në rajonin e qytetit Simitli, të krahinës..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen e ndotjes nga automjetet. Bullgaria merr pjesë në dy nga këto projekte dhe do të marrë fonde për..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni simbolik të një anijeje gjatë Forumit Vjetor për Zhvillimin e Strategjisë së Danubit në Sarajevë...
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..