Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 18 nëntorin

Moti do të jetë i ngrohtë dhe me shi

Foto: BGNES

Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të jetë me vranësira dhe me reshje, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, të cilat do të vazhdojnë gjatë natës drejt së mërkurës. Në disa vende të caktuara atje, si dhe në rajonet jugore të Rodopeve Lindore, do të ketë edhe reshje të konsiderueshme. Në Rrafshin e Danubit, do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga perëndim-veriperëndimi, me të cilën do të depërtojë ajri i ftohtë. Në Bullgarinë Lindore, era do të mbetet nga jugu-jugperëndimi dhe do të jetë mesatare deri në e fortë, veçanërisht në Bullgarinë Juglindore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 21°, në kryeqytet do të jetë rreth 15°.

Do të jetë kryesisht me vranësira përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Pas drekës dhe në mbrëmje, kryesisht përgjatë bregdetit verior do të ketë reshje. Do të fryjë erë e moderuar dhe e fortë nga jugu-jugperëndimi, veçanërisht përgjatë bregdetit jugor. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 16-21°. Uji i detit është nga 14 deri në 16°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 3-4 ballë.

Në male moti do të jetë me re dhe me shi, mbi 2200-2300 m do të bjerë borë, por në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina vija e borës do të jetë rreth 1600 m., dhe në mbrëmje do të bjerë borë në lartësinë 1300-1400 m. Do të fryjë një erë e fortë dhe e stuhishme jugperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m. do të jetë rreth 12°, në 2000 m. rreth 6°.

Të mërkurën, temperaturat do të jenë brenda kufijve të gjerë, minimalja do të jetë 6-7° në rajonet veriperëndimore, deri në 15-16° në ato juglindore, dhe ato maksimale nga 10-12° në disa vende në Bullgarinë Perëndimore, deri në 20-21° në lindje. Moti do të mbetet me vranësira dhe me reshje në pjesën më të madhe të vendit, më të konsiderueshme në sasi në disa vende në Bullgarinë Perëndimore, Rodopet Lindore dhe në rajonet qendrore dhe lindore të malit Stara Pllanina.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira dhe reshje, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, të cilat..

botuar më 25-11-18 7.35.MD
Valentin Mudrov dhe Annette Kroeber-Riehl

U diskutua ndërtimi i një qendre të dhënash të Google në Bullgari

Në një takim në Berlin me Annette Kroeber-Riehl, zëvendëspresidente e çështjeve qeveritare dhe politikave publike për Evropën në Google, Ministri i Qeverisjes Elektronike Valentin Mundrov tha se partneriteti midis Bullgarisë dhe gjigantit të..

botuar më 25-11-18 6.24.MD

Menaxheri special i "Lukoil Neftohim" shkarkoi kreun e bordit drejtues të kompanisë

Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të "Lukoil Neftohim Burgas" dhe i heq autoritetin e tij për të përfaqësuar kompaninë, raportoi BTA...

botuar më 25-11-18 3.51.MD