Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një numër shkeljesh në bregdetin e Detit të Zi u zbuluan nga një inspektim pas përmbytjeve me viktima

Foto: Ministria e Mjedisit dhe Ujërave

Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur vdiqën katër persona. Sipas Genov, janë inspektuar 52 seksione lumore në bregdetin e Detit të Zi - 36 në Jug dhe 16 në Veri. Në 14, përçueshmëria është e dëmtuar, 7 janë të mbuluara dhe në 9 ka ndërtime, raportoi gazetarja Mira Stefanova. "Rreth 27% e seksioneve të inspektuara kanë shkelje të vërteta. Problemi më i madh është në territoret e urbanizuara të "Sveti Vllas", "Elenite", Llozenec, Carevo, "Sllënçev Brjag" dhe Varna. Zonat e mbrojtura, si Ropotamo, Vaja, Ahelloj, lumi Veleka, "Karaagaç" janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë". Inspektimet kanë vërtetuar përçueshmëri të reduktuar të rrjedhave të ujit në "Sveti Vllas", "Elenite", Llozenec dhe Carevo. Genov theksoi shkaqet e përmbytjeve në Bregun Jugor të Detit të Zi: "Para së gjithash këto janë faktorë meteorologjikë dhe gjeografikë. Gjithashtu, ndërtimi i tepërt. Një nga faktorët është mbulimi i shtretërve të lumenjve."

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Ministria e Mjedisit dhe Ujërave



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bansko Film Fest" bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme

Resorti malor i Banskos bëhet kryeqyteti i kulturës së alpinizmit, aventurave dhe udhëtimeve me filma, ekspozita dhe prezantime që tregojnë për kufijtë e aftësive njerëzore. Atje, nga 19 deri më 23 nëntor, "Bansko Film Fest" do të mbahet në dhjetë..

botuar më 25-11-19 4.45.PD

Parashikimi i motit për 19 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira dhe reshje, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, të cilat..

botuar më 25-11-18 7.35.MD
Valentin Mudrov dhe Annette Kroeber-Riehl

U diskutua ndërtimi i një qendre të dhënash të Google në Bullgari

Në një takim në Berlin me Annette Kroeber-Riehl, zëvendëspresidente e çështjeve qeveritare dhe politikave publike për Evropën në Google, Ministri i Qeverisjes Elektronike Valentin Mundrov tha se partneriteti midis Bullgarisë dhe gjigantit të..

botuar më 25-11-18 6.24.MD