Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. Për ngjarjen informoi vetë ai në një publikim në faqen “Tribuna”. Perev, i cili është 80 vjeç, u godit në fytyrë dhe iu thyen syzet. “Nga goja juaj e ndyrë bullgare nuk dua të dëgjoj fjalën maqedonase… ju, bullgarët, ikni në Bullgari… nëse ndonjëherë të dëgjoj të flasësh për maqedonas ose për veten si maqedonas, do të të vras…”, citon Perev fyerjet që iu drejtuan nga një burrë rreth të 40-ave, në radhë pranë arkës së dyqanit. Perev bëri një kallëzim në polici dhe incidenti u regjistruar nga autoritetet.
E dënojmë kategorikisht aktin e radhës të dhunës së motivuar nga urrejtja ndaj një bullgari në Republikën e Maqedonisë së Veriut – një dukuri që, për fat të keq, ushqehet nga atmosfera e tanishme shoqërore-politike dhe retorika antibullgare. Këtë e deklarojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, në lidhje me sulmin e radhës kundër një bullgari në Maqedoninë e Veriut. Në deklaratë theksohet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shkup mbajnë kontakt të vazhdueshëm me Vlladimir Perevin – një nga përfaqësuesit më të respektuar të komunitetit bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas burimeve të Radio Bullgarisë, të martën, më 25 nëntor, përfaqësia bullgare do t’i informojë zyrtarisht ambasadat e vendeve të BE-së në Shkup për rastin e radhës të agresionit ndaj bullgarëve maqedonas në Maqedoninë e Veriut.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë..