Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull. Gjatë ditës në gjysmën perëndimore të vendit moti do të jetë kryesisht i vranët dhe në shumë zona do të ketë reshje shiu, më të konsiderueshme në rajonet më perëndimore dhe jugore. Në Bullgarinë Lindore vranësirat do të jenë të çrregullta; aty do të fryjë erë jugore mesatare dhe herë pas here e fortë. Në Bullgarinë Perëndimore era do të kthehet nga veriperëndimi dhe me të do të fillojë të depërtojë ajër i ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë në interval të gjerë: nga 7–8° në rajonet më veriperëndimore deri në 18–20° në disa zona të Bullgarisë Lindore dhe në rajonet me erë jugore; në kryeqytet rreth 12°.
Në Detin e Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Do të fryjë erë jugore mesatare. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 17–20°. Uji i detit do të jetë 15–16°. Valët do të jenë 2–3 ballë.
Në male moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në shpatet më të larta do të ketë mjegull. Në disa zona të maleve në perëndim dhe në Rodopet do të ketë reshje shiu, ndërsa mbi 2200 metra do të bie dëborë. Do të fryjë erë e fortë, në kreshtat më të larta – stuhi jugore. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 10°, ndërsa në 2000 m rreth 4°.
Të enjten, me kthimin e erës nga veriperëndimi, do të depërtojë ajër relativisht i ftohtë dhe re me reshje shiu. Në lindje do të vazhdojë të jetë ngrohtë. Aty vranësirat do të bëhen më të dendura, por probabiliteti për reshje mbetet më i ulët.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..