Gjashtë shtete, mes tyre edhe Bullgaria, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mosrespektimit të kuadrit fiskal të BE-së në vitin 2026. Këtë e tregon paketa e vjeshtës e Semestrit Evropian, e miratuar nga Komisioni Evropian mbi buxhetet e vendeve anëtare. Dymbëdhjetë shtete të tjera janë thirrur të vazhdojnë një politikë financiare të planifikuar me kujdes. Vetëm shtatë vende janë vlerësuar si plotësisht të përputhshme me kërkesat buxhetore të BE-së.
Për Bullgarinë dhe tetë shtete të tjera do të kryhet një rishikim më i thelluar sipas kritereve të tjera në pranverën e vitit 2026. Bëhet fjalë për sfida si produktivitet i ulët, mungesë fuqie punëtore dhe aftësish, si edhe nivele më të larta të varfërisë ose vështirësi të tjera sociale, raportojnë BNT dhe investor.bg.
Gjashtëmbëdhjetë shtete të BE-së, përfshirë Bullgarinë, morën mundësinë e fleksibilitetit dhe lehtësimit nga rregullat fiskale lidhur me tejkalimin e deficitit buxhetor mbi 3%, nëse arsyeja është rritja e shpenzimeve për mbrojtjen. Megjithatë, deficiti në këtë drejtim nuk duhet të kalojë 1.5% të PBB-së.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Projektbuxheti shtetëror u miratua në lexim të parë nga Asambleja Kombëtare më 21 nëntor. Megjithatë, ndryshimet e planifikuara në kuadrin financiar për vitin 2026 shkaktuan një përplasje të hapur midis koalicionit qeverisës, të udhëhequr nga GERB,..
Nga frika dhe dyshimet deri te gëzimi dhe mbështetja – bullgarët reagojnë ndryshe ndaj aplikimit të ardhshme të euros më 1 janar 2026. Për disa kjo është një hap logjik drejt integrimit tonë në BE, me premtime për stabilitet dhe një biznes më të..
Grupi KBC pret që ekonomia bullgare të rritet pak më shumë vitin e ardhshëm sesa në parashikimet e mëparshme, sipas përfundimeve të vlerësimeve të fundit të grupit financiar belg për ekonomitë e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit..