Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ura e fjalëve dhe kujtesës – Dimi Komanduçi për projektin e saj “Karizma e bullgarit”

Foto: Facebook /Dimitrinka Yordanova

Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për diasporën tonë nëpër botë: ndërtimin e një ure të gjallë, me kuptim, midis bullgarëve të rinj jashtë vendit dhe bashkëmoshatarëve të tyre në Bullgari. 



Projekti “Karizma e bullgarit” merr formë reale që në vitin 2019, por pas shtyrjes së nisjes së tij për shkak të pandemisë së Covid-19, sot kthehet me një qëllim akoma më qartë të formuluar – të hulumtojë identitetin e brezit të ri dhe të mbledhë zërat e tij në një hapësirë të përbashkët për ndarje, përkatësi dhe dialog. 

“Përmes ‘Karizmës së bullgarit’ dua të bëj një analizë psikologjike të identitetit kulturor të bullgarëve të rinj – nga njëra anë të atyre që jetojnë jashtë Bullgarisë dhe nga ana tjetër – të bashkëmoshatarëve të tyre në vend” – shpjegoi Dimi Jordanova gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin “Bullgaria sot” të Radio Bullgarisë. 



Puna e saj me fëmijët bullgarë jashtë vendit nuk ka filluar dje. Ajo krijon librin e saj të parë “Rrugët e zërit” pikërisht në bashkëpunim me fëmijët e shkollës së së dielës “Asen dhe Ilija Pejkovi” në Itali. “Tani sërish do të fillojmë me shkollën në Romë, por pres të përfshihen fëmijë bullgarë nga disa shtete” – shpjegon psikologia.
 
Faza e parë e projektit parashikon pjesëmarrjen e 100 të rinjve të moshës ndërmjet 14 dhe 18 vjeç nga vende të ndryshme të botës. Ata do t’u përgjigjen pyetjeve të lidhura me motivet e tyre për krenari, burimet e forcës dhe lidhjen me identitetin e tyre bullgar etj., të cilat do të jenë objekt i analizës psikologjike. 

“Me kolegen time dr. Aneta Rasheva (psikologe, ligjëruese në fakultetin e mjekësisë të Universitetit të Sofjes ‘Kl. Ohridski’ ), me të cilën kemi shkruar projektin, do të paraqesim një monografi, të cilën do ta quajmë ‘Nëse dua, mundem’, sepse me këtë moto bullgarët e rinj jashtë vendit dhe në Bullgari duhet të ecin përpara. Ndoshta këto do të jenë tullat kryesore të urës midis dy komuniteteve – bullgarëve nga jashtë dhe bullgarëve nga Bullgaria. Do ta botojmë monografinë në format të shtypur, për t’ua dhuruar pjesëmarrësve, ndërsa për shkollat e tjera jashtë vendit, të cilat janë tashmë mbi 300, ajo do të jetë e aksesueshme si dhuratë prej nesh në format online.” 



Faza e dytë e projektit do të përpiqet të tërheqë 100 fëmijë bullgarë nga vendi, të cilët duhet të xhirojnë video autoriale për vendlindjet e tyre. Në to ata do të tregojnë për historinë bullgare, legjendat, objektet kulturore. Kështu të rinjtë në Bullgari do t’u drejtohen bashkëmoshatarëve të tyre jashtë vendit dhe do t’u tregojnë pse ia vlen të kthehen dhe të rizbulojnë Bullgarinë. 

Projekti ka edhe një dimension të qartë psikologjik – pas pandemisë Dimi Jordanova vëren një deficit të theksuar social mes të rinjve, por gjithashtu pikërisht ata mbajnë potencialin për transformim: 



“Vëzhgoj në shkallë botërore që njerëzit po bëhen gjithnjë e më të mbyllur, gjithnjë e më të izoluar, mungesë është komunikimi i gjallë. Brezi që vuajti më shumë nga ky izolim i detyruar janë pikërisht të rinjtë. Prandaj zgjodha këtë grupmoshë, sepse për mua kjo është gjenerata që më fort mban në vetvete fuqinë e transformimit – nga izolimi i detyruar, përmes ndryshimeve dinamike që i përjetojmë çdo ditë me hyrjen e inteligjencës artificiale, me hapjen e inteligjencës emocionale. Unë sinqerisht shpresoj se me projektin tim do të kontribuoj në zhvillimin e inteligjencës shpirtërore të bullgarëve të rinj.” 

Me “Karizmën e bullgarit” Dimitrinka Komanduçi pret të hapë një hapësirë në të cilën të rinjtë jo vetëm ndajnë, por e njohin veten si pjesë e një komuniteti – i shpërndarë nëpër botë, por i lidhur nga gjuha, kujtesa dhe dashuria për Bullgarinë. 

Shihni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Elena Karkallanova, Facebook /Dimitrinka Yordanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..

botuar më 25-11-17 6.55.MD