Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Nga Ngjallja e Llazarit e gjer te Dita e Shën Gjergjit banorët e Banjës nuk pushojnë së kënduari

Автор:
БНР Новини
Снимка: Bulfoto

E bukur, e freskët dhe aromatike është natyra e qytetit Banja të rrethit të Karllovos gjatë pranverës. Pemët janë zgjuar nga gjymi i tyre dimëror dhe po vishen me rroba lara-lara, kurse lumi Strjama lëshohet në shpatet jugore të malit Stara Pllanina. Gjallërimi i jashtëzakonshëm pas fundit të dimrit e ka zgjuar energjinë magjike, ajo e bën barin për t’u rritur, pemët për t’u lulëzuar, kurse shpendët për të kënduar ndër degët e pemëve. Energjia e natyrës e përmbush njeriun. Është lehtë në shpirtin dhe mendimet e njerëzve, kurse banorët e qytetit Banja shëtitin me entuziazëm, sikurse që tani do të luajnë vallen e pranverës.

Çdo pranverë njerëzit e presin ditët e festave nga Ngjalla e Llazarit e gjer te Dita e Shën Gjergjit (domethënë një javë para Pashkëve deri më 6 maj). Në këtë krahinë të hedhësh valle pranverore është një traditë shumëvjeçare, e cila nuk është ndërprerë madje në kohërat më të vështira. Këtë valle e dinë të gjithë, kurse fëmijët, edhe sot e kësaj dite i mësojnë me dëshirë të madhe elementet koreografike, të cilat janë tipike në këtë krahinë të vendit. Kënga i takon njerëzit dhe i përqendron mendimet e tyre te natyra, e cila do t’u dhurojë grurë, pemë plot fruta dhe shi. Vallja dhe kënga në Banja janë lidhur shumë fort njëra tjetrën. Vallja gjithmonë udhëhiqet nga një burrë, i cili ka përvojë në vallëzim, pas tij janë këngëtaret. “Vallja dhe kënga gjithmonë ecin së bashku – na informon Ivanka Bliznakova, udhëheqëse e grupit folklorik pranë vatrës kulturore “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” në qytetin Banja. – Në tërë grupin ka gjithsej 26 njerëz, në grupin tonë ka gjithashtu një burrë, të cilin e respektojmë shumë për shkak të entuziazmit të tij për të vallëzuar në skenë bashkë me ne. Këngët e interpretuara nga ne quhen “valle dhe këngë pranverore”. Ato interpretohen në Ditën e Shën Llazarit, në festën e Pashkëve dhe në Ditën e Shën Gjergjit. Një gjë tipike për vallet tona është se në to marrin pjesë edhe meshkuj. Kjo na bën më origjinalë, sepse në asnjë krahinë tjetër të vendit tonë në vallen me rastin e Ngjalljes së Shën Llazarit nuk marrin pjesë burra. Vallja jonë është shumë e gjatë pikërisht sepse në të marrin pjesë edhe meshkujt. Arrijmë t’i ruajmë traditat në saje të entuziazmit të këngëtareve tona të dashura. Megjithë angazhimet në shtëpi, ato i mësojnë vallet dhe këngët me një kujdes të madh. Ndër këngëtaret tona ka shumë që punojnë jashtë qytetit. Në mbrëmje pas punës ato shpejtojnë për repeticionet tona në vatrën e kulturës. Të gjitha duan të jenë të pranishme, sepse këngët i japin kuptim dhe stimul jetës sonë.”




Më shumë kujtime në grupin për folklor autentik të Banjës na lëri një pjesëmarrje në festivalin folklorik në krahinën Rozhen në malin Rodope. Çfarë ka ndodhur dhe si mirëmbahet i gjallë shpirti i traditës, për këtë na tregon Ivanka Bliznakova: “Ne përgatiteshim shumë kohë për këtë aktivitet dhe donim për të kënduar më shumë prej këngëve tona. Por ndodhi kështu se skena atje nuk ishte stabile dhe kur u ngritëm dhe filluam të vallëzojmë, podiumi filloi të lëvizte. Duhej ta shkurtonim pjesëmarrjen tonë. Kjo shkaktoi emocione të mëdha, arritëm të këndojmë vetëm një pjesë të vogël të këngëve. Nuk mbetëm të kënaqur. Kujtimi i keq më vonë u shndërrua në një shaka dhe pas kësaj para çdo një pjesëmarrje gjithmonë e kontrollojmë skenën, nëse është mjaftë e qëndrueshme apo jo. Në valle të gjithë valltarët kapen njëri tjetrin nëpërmjet brezave të tyre, të cilët janë shumë të bukur, ata janë thurur me dorë dhe janë karakteristike për krahinën tonë. Gjatë festave pranverore vallet fillojnë rreth dreke dhe luhen deri në mbrëmje. Unë personalisht erdha për të jetuar në Banja, kur u martova. Mbeta e mahnitur nga natyra e bukur dhe nga fshati, në të cilin në atë kohë banonin shumë njerëz. Gjatë viteve 60 në valle kishte kaq shumë njerëz, se ata e përmbushin tërë sheshin. Çdo vit e luanim “Vallen e Llazarit. Me këtë valle e mirëprisnim simbolikisht Ditën e Shën Llazarit dhe e dërgonim në Ditën e Shën Gjergjit më 6 maj. Atëherë këndojmë një këngë speciale, në të cilën thuhet “Llazari po ecën”. Pas saj të gjithë largohen nga vallja dhe shkojnë për të punuar në fushë. Ky nuk është vetëm një art skenik, ky është arti ynë, të cilin e kemi trashëguar nga brezat para nesh.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна