Bullgari Boris, spanjollja Marta dhe macja e tyre Burma u bënë të njohur në hapësirën e Internetit për shkak të udhëtimit ty tyre të guximshëm me autostop nëpër Azi. Ata e kanë cilësuar si stil të vet udhëtimin e ngadaltë, prandaj dhe blogu në rrjet është titulluar “Kërmijtë bredhës” (Roving snails). Para botimit elektronik bullgar “Pejka” (Stoli) ata shpjegojnë, se ende nuk janë kthyer në Evropë dhe çdo ditë kënaqen me udhëtimin dhe me mikpritjen e njerëzve të kulturave të tjera. Boris dhe Marta janë njohur në një librari në qendër të Sofjes, ndërsa udhëtimin e kanë planifikuar në vazhdim të dy vjetëve. Macen Burma e kanë zbuluar në Indi ne mës të bagazhit të tyre. Kanë vendosur se edhe ajo mban zemrën e udhëtarit dhe shpejtë e kanë aderuar në ekipin e aventuristëve.