Kryeministri Bojko Borisov ripohoi në Berlin  angazhimin e Bullgarisë ndaj integrimit evropian të shteteve nga Ballkani  Perëndimor. Në një takim me Kryetarin e Grupit të Bashkimit Kristian Social (CSU) në Bundestag Alexander  Dobrindt Borisov deklaroi: “Unë ju propozoj që Ballkani Perëndimor dhe në  përgjithësi Gadishulli Ballkanik të bëhet një prej viseve më tërheqëse të  Evropës. Dobrindt e falënderoi Bullgarinë për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të  BE-së dhe nënvizoi afërsinë në marrëdhëniet mes dy shteteve tona. Borisovi  është mysafir nderi në mbledhjen e grupit parlamentar të Bashkimit Kristian  Social – partneri bavarez i Bashkimit Kristian Demokratik të Kancelares Angela  Merkel.