Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Ka një popull të tillë” do të mbështesë qeverinë e “Po e vazhdojmë ndryshimin”

Sllavi Trifonov
Снимка: BGNES

“Ka një popull të tillë” do ta mbështesë qeverinë me mandatin e “Po e vazhdojmë ndryshimin”, tha për BNR kryetari i partisë “Ka një popull të tillë”, Sllavi Trifonov.

Bullgaria ka nevojë për një qeveri të ndryshme nga ajo që ka qeverisur në 12 vitet e fundit. Negociatat për një kabinet të ri do të jenë "para popullit", premtoi Trifonov. Politiku kërkoi që të shënohen qartë angazhimet e partive që do të përfshihen në qeverisjen e re, si dhe kompromiset që do të bëjë çdo një prej tyre.

Prognoza e Sllavi Trifonovit për formimin e qeverisë me mandatin e “Po e vazhdojmë ndryshimin” është se do të bëhen përpjekje për formimin e saj, por nuk ka garanci nëse e gjithë kjo do të ndodhë nëse nuk bëhen kompromise në koalicion.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна