Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konkursi evropian për sipërmarrës

Bullgaria caktoi sipërmarrësit e vet, të cilët do të konkurrohen për Çmimet Evropiane të Sipërmarrjes. Finali i konkursit do të jetë gjatë pranverës së vitit 2010 në Madrid, kur fituesit do të zgjidhen ndër 60 finalistë nga 30 shtete. Qëllimi kryesor i konkursit është të popullarizohen praktikat e sipërmarrjes dhe politikat kombëtare në përkrahje të sipërmarrësve. Kriteret janë: origjinalitet i projektit, mundësia për aplikimin e tij jo vetëm në bashki të tjera, por edhe në vende të tjera anëtare të BE-së. Nuk është e rastit, që biznesi i vogël dhe sipërmarrja janë në qendrën e politikës evropiane. Ekzistojnë disa shkaqe për këtë.

Me të shpallur finalistët bullgarë ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Trajço Trajkov shpjegoi: “Firmat e vogla dhe sipërmarrja kanë rëndësi të madhe për ekonominë evropiane. Mirë po, biznesi i vogël ka më pak mundësi të mbrojë interesat e veta në nivel institucional dhe shtetëror. Kështu që çmimet evropiane për sipërmarrje janë një nismë të mirë në këtë drejtim.”

Projekti i Qendrës së Trajnimit të Firmave Mësimore është një nga dy finalistët bullgarë. Drejtoresha ekzekutive Darija Mavrudieva shpjegon: “Në qendrën tonë përgatiten sipërmarrësit e ardhshëm. Veprimtaria e Qendrës së Trajnimit të Firmave Mësimore përqendrohet në krijimin e firmave trajnimi në shkollat e mesme të vendit dhe në drejtimin e këtij rrjeti firmash. Ky projekt, të cilin qendra e realizon prej 10 vitesh, është një urë midis shkollës dhe biznesit. Duke kërkuar mundësi t’u tregojmë të rinjve më shumë gjëra nga biznesi real, të organizojmë takime me ata që kanë biznes të vet, arritëm te ideja që vet të rinjtë duhet të caktojnë formën e mësimit dhe kualifikimit në firmat e trajnimit. E realizuam idenë nëpërmjet projektit “Forumi rinor bullgar i liderëve biznes” bashkë me Forumin Bullgar të Liderëve Biznes. Gjatë vitit shkollor 2009/2010 në 49 vendbanime punojnë 253 firma të trajnimit.”

Projekti i Qendrës së Sipërmarrjes dhe Zhvillimit Administrativ është i dyti, që do të konkurrohet për çmimet evropiane në Madrid. Drejtori ekzekutiv i qendrës Nikollaj Jarmov thekson: “Programi, të cilin e prezantuam në konkurs emërohet “Top klasë”. Ai kultivon sipërmarrjen ndër të rinjtë. E realizojmë këtë program në vazhdim të tri viteve. Gjatë kësaj kohe ky program u përsos dhe fitoi shumë përkrahës ndër të rinjtë në Bullgari. Ky është një program për biznesmen të rinj, të cilët në kuadrin e një viti kalojnë një specializim i baras me atë në universitetet më të mëdha perëndimore. Sipërmarrësit e rinj kanë mundësi të përvetësojnë përvojën, dituritë dhe aftësitë e kolegëve të tyre më të moshuar.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD