Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një libër i ri grumbullon kujtime dhe përshtypje të udhëtuesve të huaj në Sofje gjatë shekujve XV-XX

Katedralja “Shën Aleksandër Nevski” dhe Akademia e arteve - viti 1935
Foto: Архив

“Rrugica gjarpëruese, shtëpi piktoreske me ballkone dhe çati, të cilat bile prekin rrugicat e ngushta... Aty-aty ndonjë ndërtesë evropiane kontraston me shtëpitë dhe dyqanet vendase.” Kështu përshkroi përshtypjet e tij të para nga Sofja konti Rober djo Burbullon, sekretar i princit të porsazgjedhur Ferdinand në vitin 1887.

Stacioni qendrori i trenave në Sofje. Viti 1903

Dy vjet më votë aristokrati francez vuri në dukje: “Ajo, që të befason, është zhvillimi i vendit. Sofja bëhet një qytet i bukur… Rruga të gjata, shtëpi të bukura, dyqane, kafene… Stacioni i trenave është i mrekullueshëm. Banka kombëtare, Bashkia, Muzeu arkeologjik janë duke ndërtuar. Qyteti është i ndryshuar tërësisht! Sofja është e pushtuar nga një ethe e ndërtimit ! Të gjithë ndërtojnë - zyrtarët, punonjësit, shërbëtorët...”

Kujtime interesante të bullgarëve dhe përshtypje të të huajve, fragmente nga shënime udhëtimi për kryeqytetin e sotëm bullgar mund të lexojmë në librin “Sofja XV-XX”. Është botuar nga Biblioteka e kryeqytetit dhe i është kushtuar 130 vjetorit nga zgjedhja e Sofjes për kryeqytet të Bullgarisë në vitin 1879.

“Në libër janë grumbulluar tekste, të cilët paraqesin atmosferën e Sofjes së vjetër - tregon për Radio Bullgarinë Ana Anastasova, kryetarja e degës “Regjionet” pranë Bibliotekës së kryeqytetit. - Ai ka dy pjese, ajo e dytë, të cilën mund të quajmë “shkencore”, në fakt është bibliografia e shënimeve të udhëtarëve të huaj për Bullgarinë, brenda tyre dhe për Sofjen. Kemi përshkruar veprat, në të cilat lexuesit mund të gjejnë informatë për qytetin. Tregimi më i vjetër është nga viti 1433 dhe është i një udhëtari francez. Ndërsa tekstet, me të cilët kemi përpjekur ta bëjmë librin më interesant për më shumë lexues, kanë të bëjnë me periudhën nga shpallja e Sofjes për kryeqytet deri në fund të Luftës së dytë botërore. Janë zgjedhur autorë bullgarë dhe të huaj.

Felikc Kanic, Sofja në rrëzë të malit Vitosha në vitin 1877

Disa, si arkeologu, gjeograf dhe etnograf austro-hungarez Feliks Kanic dhe historiku çek dhe politikan bullgar Konstantin Ireçek janë shumë të njohur, disa janë të harruar. Ka edhe disa tekste, të cilët për herë të parë përkthehen në gjuhën bullgare. Të gjitha këto pjesa, që kemi përfshirë, janë nga libra, botime periodike dhe burime të tjera, që janë pronë të Bibliotekës së kryeqytetit.”

 

Sheshi “Sllavejkov”, në vitet 20-të

Në vitin 1931 udhëtari amerikan dhe gazetar Rubërt Henri Markham, i dërguari i posaçëm për Gadishullin e Ballkanit, ka shkruar për Sofjen: “gjysmë shekulli i fundit e transformoi plotësisht dhe e bëri një prej qyteteve më të mëdha dhe më tërheqëse në Ballkan. Ajo rritet me ritme të shpejta sidomos gjatë njëzetë vjetëve të fundit dhe popullsia e saj që në vitin 1910 ishte 102 812 qytetarë tani numëron 230 000 veta… Jeta në Sofje shumë saktë pasqyron shpirtin dhe psikikën e njerëzve. Ajo nuk karakterizon me ekstravagancë. Në qytet nuk ka dëfrime të zhurmshme dhe pas mesnatës shumica e rrugëve janë të qeta… Çastet më të bukura janë në mbrëmjen, kur dyqanet dhe zyrat e avokatëve tashmë janë të mbyllur. Të gjithë njerëzit e rinj në qytet, të veshur me rrobat e tyre më elegante, shëtitjen nëpër rrugën më të bukur – Mbreti Aleksandër i II-të/Car Osvoboditel.”

Autobusi i parë me kuaj

“Ndoshta shumë interesante për lexuesit do të jenë opinionet e korrespondentëve të huaj, të cilët kanë punuar në Sofje - vazhdon Ana Anastasova. - Jehonat e tyre për qytetin tonë kundërshtohen me atë, që tani dëgjojmë. E pikërisht, se Sofja është një qytet shumë i pastër, me bulevarde të gjata dhe të mëdha, se qytetarët e saj janë shumë të disiplinuar, shumë të qetë. Bile ata kanë pasur zili sofianësve, sepse kanë rrezatuar kënaqësi, lumturi dhe modesti. Bëhet fjalë për vitet 30-të dhe 40-të, kur kryebashkiaku i qytetit ishte inxhinieri Ivan Ivanov dhe kur në të vërtet Sofja u bë shumë e madhe. Atëherë u ndërtuan shumë ndërtesa, që janë me rëndësi edhe sot, shumë shtëpi private. Ndërtimi dhe përmirësimi i qytetit u ka bërë përshtypje korrespondentëve të huaj.”

Premiera e librit në Bibliotekën e kryeqytetit ishte shoqëruar me një ekspozitë të fotografive të vjetra, kopjeve, teksteve të të huajve për Sofjen. Botimi doli në tregun e librave me ndihmën financiare të Bashkisë së Sofjes dhe do t’u dorëzohet të gjitha shkollave dhe bibliotekave të kryeqytetit.

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD

Ura e Koljo Fiçeto në qytetin e Bjallës është restauruar

Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...

botuar më 24-08-11 8.20.PD

Arkeologët po studiojnë kompleksin e prodhimit të “Kripores” pranë Provadias, i cili ka punuar mijëra vjet më parë

Kompleksi i prodhimit në vendbanimin prehistorik "Kriporja" ("Sollnicata") pranë Provadia (Bullgaria Verilindore) do të jetë objekt i punës kërkimore gjatë sezonit aktual, të 20-të radhazi, arkeologjik në vend. Ai ndodhet rreth 100 metra nga..

botuar më 24-08-10 10.25.PD