Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemet e Bullgarisë përcaktojnë qëllimet strategjike në politikë

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov (majtas) bashkë me presidentin Georgi Përvanov
Foto: BGNES
Ekonomia bullgare nuk ka një profil të qartë. Prandaj kriza tek ne mund të jetë më e thellë dhe me pasoja më të rënda. Këtë e deklaroi presidenti bullgar Georgi Përvanov në debatin e nisur prej tij në fund të javës së kaluar në Sofje mbi strategjinë për zhvillimin e vendit pas krizës me pjesëmarrje të kryeministrit Bojko Borisov, politikanë, sindikatë, ekonomistë, biznesmenë. Sipas fjalëve të tij, Bullgaria gjendet në etapën më të rëndë nga kriza ku më të prekur prej saj janë sektorët ndërtim dhe industri. Më 11 shkurt 2010 në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian, liderët e vendeve anëtare do të përcaktojnë prioritetet e veta për një zhvillim ekonomik. Bullgaria duhet ta ketë të qartë nëse do thjesht të shpëtojë ose të jetë e përgatitur me pozitën kombëtare mbi qëllimet e veta strategjike në politikë paralelisht me këto në Bashkimin Evropian. Sipas ekipit ekonomik të presidentit, që të mund vendi ynë të mbështetet tek dinamika serioze për rivendosjen e ekonomisë dhe krijimin e niveleve të larta të rritjes dhe të zënies, duhet të mbështetet në një deficit më të lartë buxhetor nga i parashikuari, pavarësisht nga rreziku të mbetet prapa nga hyrja në Eurozonë.

“Filozofia e buxhetit 2010, mënyra në të cilën filloi realizimi i tij, nuk do të krijojnë kushte të mjaftueshme për ndryshime strukturore dhe efektive në financat publike dhe mekanizmat e domosdoshme mbrojtëse për përballimin e krizës ekonomike - vuri në dukje presidenti Përvanov. Duke ndjekur qëllimin e madh, të cilin unë gjithmonë e kam përkrahur, të marrim ftesë për hyrje në “paradhomën” e zonës evropiane, për të cilën një nga kriteret është deficiti i ulët buxhetor, por kjo nuk duhet të jetë për llogari të futjes së sektorit real prodhues në “ngrirjen ekonomike”. Në qoftë se arrihet deri tek rishikimi i deficitit buxhetor, e pikërisht nga 0,7% të tanishmet nga Produkti i Brendshëm Bruto të shtohet deri më 1,5-2%, mund të krijohen stimuj serioz për biznesin, në këtë numër dhe për forma të reja për stimulimin e tij gjatë hapjes së vendeve të reja të punës, si dhe stimuj të shtohet konsumi duke u shtua rroga minimale e punës në sektorin publik, të financohet shëndetësia dhe ndihma sociale.”

Sipas presidentit Përvanov për zhvillimin e ekonomisë duhet të mbështetemi tek produktet me një teknologji të lartë dhe tek industria energjetike efektive, po kështu të ndryshohet dhe struktura e investimeve të huaja, të cilat të mos të jenë vetëm në prona të patundshme dhe ndërtim. Sipas fjalëve të tij kriza është argument në përkrahje dhe jo kundra ndërtimit të Centralit të dytë elektrik atomik në Belene dhe projektet e mëdha energjetike. Por, një prioritet bazë duhet të jetë reforma e tregut të punës. “Duket se, prioriteti afatshkurtër duhet të jetë rrugëdalja e suksesshme nga kriza duke u frenuar vëllimi i papunësisë”, vuri në dukje presidenti bullgar.

“Janë të nevojshme veprime të menjëhershme për luftë me papunësinë sot - citon dokumentin e punës të Komisionit Evropian “Evropa 2020” Georgi Përvanov. Tanimë mbase asnjë nuk dyshon se pengesa më e rëndë dhe më e vështirë për tu evituar është gjendja e tregut të punës dhe respektivisht papunësia e lartë. Papunësia do të vazhdojë të rritet dhe ky do të jetë problemi bazë social i shoqërisë bullgare!” - deklaroi presidenti duke paralajmëruar se kriza mund të çojë deri në thellimin e tensionit social.

Si përgjigje kryeministri Borisov sqaroi se është e mundur një rritje e deficitit buxhetor gjatë vitit 2010 me 1%, por vendimi përfundimtar për këtë do të merret në mesin e vitit. Ai shprehu gatishmëri të shqyrtoi me ekipin e vet propozimet e mira në këtë numër dhe propozimin e presidentit Përvanov për deficitin buxhetor.

“Ne kemi thënë se do ta rishikojmë gjatë muajit qershor - vuri në dukje kryeministri Borisov. - Deri atëherë pres të marrim miratim, që të mund të ecin bisedimet për Eurozonë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD