“Këtu, në vendin e muzeut, ndodhej shtëpia e Paisij Hilendarskit. Ajo ekzistonte që nga fundi i shekullit XVII. Ka dëshmi se ndërtesa është përdorur si shkollë dhe si metoh. Pas vitit 1912 në të u vendos administrata vendore. Fatkeqësisht në vitin 1922 ajo u dogj deri në themele. Atëherë qytetarët e Bankos vendosën atje një gur, me mbishkrim – që të dihet se bullgari i madh Paisij Hilendarski lindi atje në vitin 1722. Krejt i ri, ai u bë murg. Filloi të shkruante “Historinë sllavo-bullgare” kur ishte mezi 23 vjeç në manastirin Hilendar në Malin e Shenjtë. Për të mbledhur fakte, ai vizitoi shumë vende në tokët bullgare, shkoi madje në Gjermani. E përfundoi librin në manastirin Zograf gjatë vitit 1762. Ky vit sot konsiderohet fillimi i Rilindjes bullgare. Pastaj Paisij u kthye në tokat bullgare për të përhapur librin e vet. Vdiq në vitin 1773, duke udhëtuar për në Malin e Shenjtë. Më 26 qershor 1962 u kanonizua.” 
Tempulli është i vogël. Siç në origjinalin e Athosit, dera është e ulët që t’i rikujtojë secilit që hyn të ulë kokën para Zotit. Në të ka një mbishkrim, në të cilin lexohet se mjetet për ta ndërtuar tempullin janë dhuruar nga Haxhi Vëllçoja. Ai ishte një qytetar i Bankos që ka dhuruar shumë para për Malin e Shenjtë dhe ka marrë pjesë me mjete në të gjitha nismat e mëdha shoqërore në Bansko. Ai ishte vëlla i Paisij Hilendarskit dhe gjithashtu u bë murg, por në moshë më të thyer, kur përfundoi me të gjitha detyrimet ndaj familjes së tij të madhe. Vëllai më i moshuar në familje – Lavrentij, ishte igumen i manastirit Hilendar të Athosit. Pikturat e Paisij Hilendarskit, Lavrentit dhe Haxhi Vëllços i presin vizituesit që në paradhomën e muzeut. Atje është dhe piktura e Shën Ivan Rilskit – mbrojtësi i popullit bullgar. Është pikturuar dhe Neofit Rilski – murg, mësues dhe piktor nga epoka e Rilindjes, që gjithashtu lindi në Bansko. Krahas dokumenteve, fotografive dhe sendeve, në ekspozitë mund të shihet dhe një kopje autentike e “Historisë sllavo-bullgare”, e bërë në Bansko nga Konstantin Çuçulajn. Ruhet dhe një fotokopje e dorëshkrimit të Paisij Hilendarskit – origjinali ndodhet në Malin e Shenjtë. Ka dhe një enë me tokë nga Athosi – një vend që qytetarët e Banskos e nderojnë prej shekujsh. Shumë njerëz që vijnë në Qendrën historike “Paisij Hilendarski” nuk kanë interesa në fushën e historisë. I tërheq ndërtesa madhështore, e cila i ngjan një tempulli. 
Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..
"Për mua periudha nga Çlirimi deri në vitin 1944 është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e vlefshme, sepse mendoj se atëherë Bullgaria ka qenë në rrugën e drejtë të zhvillimit të saj. Ka pasur shumë personalitete me virtyte dhe vlera të jashtëzakonshme,..
Në vitin 1018, pas një gjysmë shekulli luftimesh, Mbretëria e Parë Bullgare (681 – 1018) u pushtua nga Bizanti. Pavarësisht shumë kryengritjeve të bullgarëve, pushteti i Kostandinopojës zgjati pothuajse dy shekuj. Në vjeshtën e vitit 1185 ose..