Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Disa kompani të mëdha energjetike do të kandidojnë për ndërtimin e Centralit atomik elektrik “Belene”

Foto: arkiv

Ndërtimi i Centralit elektrik atomik “Belene” në Bullgari do të tërheqë vëmendjen e kompanive të mëdha dhe investitorëve evropianë, janë të bindur kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov. “Sigurimi i pjesëmarrësve evropianë ose amerikanë në projekt është një prioritet i domosdoshëm”, është kategorik kryeministri bullgar. Perspektivat për ndërtimin e centralit të dytë atomik në vend u krijuan pas vizitës së delegacionit bullgar në Berlin. U bë e qartë se disa firma gjermane shfaqin interes për projektin. Është e mundshme që koncerni gjerman RWE, i cili mbante 49% dhe zyrtarisht u largua nga projekti, përsëri të investojë në ndërtimin e Centralit atomik “Belene”. Ftesë i është drejtuar dhe koncernit “Simens”, i cili aktualisht merr pjesë në projekt si nënekzekutues. Do të kujtojmë se ndërtimi i Centralit atomik “Belene” ishte pezulluar deri në saktësimin e vlerës së tij. Në vend të katër miliardë eurosh, që ishin parashikuar, ekspertët prognozojnë që vlera e projektit të arrijë deri në dhjetë miliardë euro. “Aktualisht projekti rregullohet, llogariten të gjitha shpenzimet dhe bëhen studimet e hollësishme në tregun e energjisë elektrike”, shpjegoi kryeministri Borisov. Ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov tha se filloi konkursi për konsulent të projektit, duke saktësuar se “në tender do të paraqiten disa kompani shumë të mëdha energjetike”. Procedura do të publikohet në faqet e botimeve më të njohura si Financial Times dhe The Economist. Detyra e konsulentit është që të ristrukturojë projektin, duke mbështetur në bazën ekonomike, të përcaktojë sa përqindje prej projektit do të realizohet nga vendi dhe përkatësisht sa - nga investitori strategjik. Tani për tani Bullgaria parashikon 20% pjesëmarrje të shtetit në projekt.

Mbase zbatuesi i projektit është kompania ruse “Atomstrojeksport”që të mos ndalet ndërtimi i Centralit atomik “Belene” deri sa do të gjendet një investitor i ri strategjik, Rusia ka propozuar të marrë për sipër financimin e projektit.

“Gjatë dy vjetëve të ardhshëm, në qoftë se ndërtimi shkon sipas grafikut, do të jenë të nevojshme dy miliardë euro, të cilat do të sigurohen nga ana e Rusisë.” – konkretizoi ministri Trajkov.

Në këtë mënyrë Moska do të marrë garanci se do të zotërojë një pjesë prej projektit si aksioner dhe kuptohet pjesë më të madhe do të fitojë investitori strategjik. Deri tani vetëm Rusia njoftoi zyrtarisht se ka gatishmëri të marrë 100% prej aksioneve të centralit. Realizimi i projektit është shumë i rëndësishëm për Moskën, sepse këta do të jenë reaktorët e parë rusë nga gjenerata e tretë në tregun energjetik evropian. Këtij konstatimi të Radio Bullgarisë ministri Trajço Trajkov ua përgjigj kështu: “Në qoftë se Rusia dhe kompania “Atomstrojeksport” realizojnë një projekt shembullor në Bullgari, kjo do të jetë arritje e madhe, sepse aktualisht asnjë central rus atomik nga gjenerata e re nuk ekziston në BE.”

Siç duket teoria e laureatit të çmimit Nobel John Nash, i cili përshkruan marrëdhëniet e dy shteteve si pjesë e lojës moderne, ku arrihet paritet prej të cilit fitojnë edhe të dytë, është e vlefshme edhe në këtë rast. Me gjithë vendimin e qeverisë të vazhdojë ndërtimin e centralit atomik “Belene”, në hapësirën publike nuk pushojnë diskutimet rreth temës a ka nevojë Bullgaria për një central të dytë atomik. Deri në çfarë shkallë rryma elektrike, e cila do të prodhohet prej tij, do të jetë konkurrente dhe a do të kërkohet në rajon? Shumë prej vendeve ballkanike tashmë kanë projekte për ndërtimin e centraleve të veta. Aktualisht eksportuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në rajon janë Bullgaria dhe Rumania, dhe një e treta prej deficitit mbulohet nga eksporti bullgar. Përkrahësit e ndërtimit të centralit të dytë atomik pohojnë se gjatë 10-15 vjetëve të ardhshëm përdorimi i energjisë elektrike do të rritet me 80 teravatorë dhe kjo rritje kërkon ndërtimin e kapaciteteve të reja. Argumentet e tyre të tjera janë lidhur me gjendjen gjeografike strategjike të Bullgarisë, në sajë të cilës vendi mund të sigurojë lidhje me sistemet energjetike të Ballkanit. Përveç kësaj BE mbron energjetikën atomike si mënyrë e vetëm për pakësimin e emisioneve të dëmshme.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD