Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasil Levski - Apostulli i lirisë bullgare

“Varja e Vasill Levskit” – piktor Boris Angellushev
Foto: arkiv
Në kalendarin bullgar ka një datë të veçantë e cila ngjall si ndjenje pikëllimi ashtu dhe ndjenje krenarie - kjo është 19 shkurti, dita kur në vitin 1873 ishte varur heroi ynë kombëtar Vasil Levski, i quajtur Apostolli i lirisë dhe i nderuar nga populli bullgar si shenjtor.

Vasil Levski është ideologu dhe strategu i revolucionit tonë kombëtar për çlirim nga zgjedha turke. Ai u shfaq në skenën politike në fund të viteve 60 të shekullit të 19, kur sikur të gjitha modelet e luftës ishin të shteruar. Rebelet lokale dhe çetat kryengritëse të formuara jashtë atdheut nuk jepnin rezultate të dukshme. Vet Levski merrte pjesë në një prej këtyre çetave si dhe në njësitë ushtarake bullgare të organizuara në Beograd. Dalë nga dalë duke qenë në rrethet e patriotëve–emigrantë ai arriti te ideja për krijimin e një organizate të brendshme revolucionare, nëpërmjet së cilës, pa ndihmë të huaj populli bullgar të fitojë lirin e tij. “Ne do të shkojmë në Bullgari - shkruan Vasil Levski, dhe atje do të merremi me formimin e shoqërive të fshehta të cilat do ti minojnë më fort themelet e Perandorisë turke se sa çetat” - shkruan ai. Për këtë plan, i cili u bë misioni i jetës së tij Levski informoi komandantin e çetës së tij në shkurt të vitit 1868. “Unë do ta bëjë këtë, po të më bekojë Zoti, dhe po të fitoj do të fitojë tërë populli, por po të humbasë do të humbas vetëm veten e mi.”

Nga fillimi i vitit 1869 deri në fund të vitit 1872 Vasil Levski punoi për realizimin e planit të tij. Nën udhëheqjen e tij nëpër tërë vendin u krijuan komitete të fshehta të bashkuara në një organizatë qendrore. Qëllimi i Levskit dhe i shokëve të tij ishte qe populli të përgatitet për një kryengritje mbarëkombëtare e cila ta ringjallë shtetin e vjetër dhe të fuqishëm bullgar dhe ta hapë rrugën e zhvillimit të tij të ri dhe demokratik. Me idetë dhe veprimtarinë e tij, në fakt, Vasil Levski u bë ndërtuesi i parë i Bullgarisë moderne. “Në Bullgarinë tonë – shkruan ai- të gjithë popujt do të jetojnë nën ligje unike e të shenjta , ligjet e Zotit…”

Në kauzën madhështore për çlirimin e Atdheut Vasil Levski tërhoqi fshatarë, zejtarë, mësues, priftërinj, Apostulli arriti ta bëjë këtë jo vetëm sepse kishte ardhur çasti historik qe bullgarët ta pranojnë propagandën revolucionare. Ai sikur kishte një çelës sekret për shpirtrat e njerëzve. Një karakter i hapur dhe gazmor, përkushtim i kauzës, vetëmohim - të gjitha këto tiparet e bënin Levskin një forcë e cila i shkulte bullgarët nga errësira e robërisë dhe i çonte drejt lirisë. Në të njëjtën kohë ai u bë kërcënimi më i madh për Perandorinë osmane të zhytur në një dremisje shekullore. Duke vepruar me emra të huaj dhe duke u strehuar në vende të fshehta nëpër tërë Bullgarinë Vasil Levski arrinte dhjetëra herë të shpëtonte nga pritat dhe kurthet e policisë turke. Por ditë mbas dite rrethi afër tij po shtrëngohej…

Në veri të malit Stara planina, në mes qyteteve Loveç dhe Sevlievo, ka një bujtinë e vetmuar pranë udhës (tani muze) e cila ka një famë të trishtuar. Në këtë han në mëngjesin e herët të 27 dhjetorit të vitit 1872 policët turq rrethuan dhe pas një përleshjeje të shkurtër arritën të arrestojnë Vasil Levskin. Bëma e fundit e Apostullit u bë para Gjykatës së jashtëzakonshme turke, ku ai nuk tradhtoi askë dhe arriti ta ruajë organizatën revolucionare nga disfatë e mëtejshme. Dhe kur në ditën e ftohtë të 19 shkurtit të vitit 1873 koka e tij flokëverdhe ndriçoi në hijen e trikëmbëshin Vasil Levski tashmë kishte kryer misionin e tij- kishte fituar për tërë popullin.

Tre vjet më vonë në rrugën e tij u nisën revolucionarët e tjerë të rinj bullgarë. Në prill të vitit 1876 ata filluan kryengritjen e planifikuar dhe të përgatitur nga Levski. Ky aksion më i madh bullgar i armatosur kundër robëruesve provokoi Luftën ruso-turke të viteve 1877-1878, e cila në fund të fundit pas aq shumë vuajtjeve dhe mundimeve i solli Bullgarisë lirin e shumëpritur. Të parat monumente të ngritura nga bullgarët pas Çlirimit ishin të Vasil Levskit. Njeri është në qytetin e tij të lindjes Karlovo, në rrezet e malit Stara pllanina, kurse tjetër ngrihet në vendin ku ishte varur në Sofje. Atje në qendrën e kryeqytetit bullgar, nga basorelievi mbi monumenti na shikon fytyra e shtrenjtë për çdo bullgar e Apostullit ë lirisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD