Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Ideja e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij në krishterimin ortodoks”

Vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodij - një detal i ikonës nga viti 1863, Manastiri Zograf, Aton.
Foto: Veneta Pavllova
Me rastin e 14 shkurtit, kur shënohet festa e Fjetjes së Shën Konstantin-Kirill Filozof në Muzeun kombëtar “Toka dhe njerëzit” u hap një ekspozitë. Me fotokopje të dorëshkrimeve, ikonave, stampave, gravurave mesjetare dhe librave bashkëkohorë ajo paraqet traditën shumëshekullore dhe shpirtërore, fillimi i së cilës ishte vendosur nga vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodij. Siç dihet ata kanë lindur në Selanik dhe në shekullin e IX kanë krijuar alfabetin sllav. Monumente më të vjetra, që janë paraqitur në ekspozitë, kanë ruajtur përkthimet e tyre në bullgarishten e vjetër, ndërsa eksponatet më të reja janë nga shekulli XXI dhe tregojnë si kjo traditë është zhvilluar jo vetëm tek ne, por edhe në vende të tjera. Ndër to është një fotografi i monumentit të vëllezërve të shenjë i gjetur para disa vitesh në Odesë.

Ja se çfarë tregoi për Radio Bullgarinë dr. Svetllina Nikollova, drejtorja e Qendrës së studimeve të Kirilit dhe Metodijt pranë Akademisë Bullgare të Shkencave: “Përkthimi i parë që kanë bërë vëllezërit është i librave të shenjtë të Biblës. Në fillim, kur ata ishin në Bizanti, ata kanë përkthyer në bullgarishten e vjetër të ashtuquajturin Ungjill të shkurt, të destinuar për përdorim gjatë meshave. Deri në këtë moment në kishat në rajonin tonë ishte përdorur gjuha greke, ndërsa në Moravinë e Madhe, ku ata e kanë sjell pas kësaj, ishte përdorur latinishtja. Ky ishte një kontribut i madh i tyre në qytetërimin evropian - në këtë mënyrë ata kanë mbrojtur të drejtën të çdo populli të zhvillojë në gjuhën e vet kulturën e tij. Ashtu për herë të parë ishte shkatërruar modeli tre gjuhësh, që ka ekzistuar deri në këtë moment. Deri atëherë në Evropë për gjuhë të shenjtë konsideroheshin vetëm 3 gjuha: hebraishtja, greqishtja dhe latinishtja.”
Shënim kalendarik për Shenjtorin Kiril, Ungjilli Asemanievo, fundi i shekullit X – fillimi i shekullit XI; Katër ungjijtë e Zografit nga sh. X-XI; një dorëshkrim nga gjysma e dytë e shekullit XI

Për herë të parë shkrimi i ri ishte përdorur në Moravinë e Madhe. Të dy vëllezërit ishin ftuar atje nga princi Rostisllav. Qëllimi i tij ishte në këtë mënyrë të mbrojë pavarësinë e vendit të vet. Në vazhdim të 20 vjetëve shkrimi ishte përhapur atje, por pas vdekjes së Metodijt meshat në gjuhën sllave ishin ndaluar dhe kleri gjerman imponon latinishten. Ashtu nxënësit e vëllezërve të shenjtë: Klliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angjelarij janë kthyer në Bullgari. Dhe shteti bullgar ka krijuar kushte për lulëzimin e shkrimit dhe kulturës sllave, që gjatë shekujve të vijueshëm ka tejkaluar kufijtë e tij.
Lutje përpara ikonës së Jezus Krishtit. Psaltir Tomiçov, viti 1360; Fillimi i Ungjillit të Joanit, dorëshkrim në alfabetin cirilik nga shekulli XV, zbuluar në fshatin Bashkovce, Sllovaki; Gravura nga libri “Qarje e Jeremias”, Pragë, viti 1517

Më shumë hollësi për objektet e ekspozitës mësojmë nga dr. Svetllina Nikollova: “Për shembull këtu mund të shihen një kopje e Ungjillit të Zografit nga fundi i shekullit X. Disa studiues e konsiderojnë si objekti më i vjetër i ruajtur deri më sot i alfabetit gllagolicë. Mund të shihet një kopje e dorëshkrimit nga gjysma e shekullit XIV, që ruhet në Bibliotekën shtetërore të Rusisë në Shën Peterburg. Kjo kopje ruan pjesërisht përkthimin e Metodijt të Dhiatës së vjetër, gjithashtu edhe disa redaktime, të bëra nga nxënësit e tij në Bullgari. Këtu janë paraqitur ana të ndryshme të traditës së Kirilit dhe Metodijt në Evropë edhe jashtë saj.”

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD