Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stina “Vera 2010” me perspektiva të mira

Dhe gjatë kësaj vere qindra mijë pushues nga vendi dhe nga jashtë do të pushojnë në bregdetin bullgar.
Foto: arkiv
Turizmi është një nga degët në Bullgari, i cili i pari do të dalë nga kriza financiare - prognozojnë punonjësit në degë. Sipas tyre na pret një stinë më e suksesshme verore kundrejt verës së vitit 2009, kur vendi ynë shënojë një farë zbatice të turistëve.

Sipas zëvendësministrit të ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Ivo Marinov ajo që e bën Bullgarinë një destinacion atraktiv është përkatësia e mirë cilësi-çmim. Kurse kjo është një atu serioze për imponimin e suksesshëm të produktit tonë turistik në kushtet e krizës financiare botërore. Gjatë vitit të fundit, të shtrënguar nga kushtet e rënda ekonomike, pjesa më e madhe e pronarëve të hoteleve tek ne në mënyrë drastike i ulën çmimet ku në të njëjtën kohë përmirësuan cilësinë e shërbimit. Ndaj paketave turistike ofrohen dhe bonuse suplementare dhe programe dëfrimi falas. Asgjë e çuditshme se, Bullgaria është e preferuar nga qindra mijë të huaj, të cilët dhe gjatë kësaj vere do të pushojnë në bregdetin tonë. Pushime detare, vizita me një karakter njohës, vizita ne shtëpi fshatare dhe vizita në rezervatet natyrore janë vetëm një pjesë nga propozimet, të cilat i tërheqin turistët gjatë muajve të ardhshëm. Dhe gjatë kësaj vere në vendpushimet tona detare do të pushojnë miq kryesisht nga Bashkimi Evropian ku më tepër përsëri janë turistët nga Greqia dhe Rumania. Duke gjykuar mbi marrëveshjet e lidhura paraprakisht gjatë kohës së ekspozitës turistike botërore e cila përfundoi kohët e fundit ITB Berlin, Bullgaria është në rrugë të rikthejë pozitat e veta të humbura në tregun gjerman, i cili është tradicional për vendin tonë. Pritjet janë për 17% rritje të numrit të turistëve gjatë muajve të ngrohtë. Në bursën turistike e cila u realizua përpara pak kohe në Moskë “Inturmarket 2010” partnerët tanë të punës nga Rusia kanë treguar një interes serioz drejt propozimit për pushime familjare dhe kampe për fëmijë në det. Por një hit i padiskutueshëm gjatë kësaj vere do të jenë programet për spa dhe uellnes turizëm - prognozojnë vëzhguesit. Si në bursën e Berlinit ashtu dhe bursën e Moskës listat për këto programe shënuan një vëllim serioz” - tha për Radio Bullgarinë Rumen Draganov - drejtor i Institutit për vlerësime dhe analiza në turizëm. Nga të gjitha duket se, spa hotelet në vendpushimet tona balneare Hisarja, Velingrad dhe Kjustendill gjatë kësaj vere nuk do të vuajnë nga mungesa e klientëve! Në fakt turistët e parë për stinën e verës mbërritën përpara ditëve në bregdetin tonë të Detit të Zi, që të qëndrojnë në spa hotelet tona vendase. E vërteta është se turoperatorët bullgarë ngulmojnë gjithnjë e më tepër mbi ofertat për një pushim të shëndetshëm dhe mbi turizmin kulturor. Sipas Rumen Draganovit gjatë viteve të fundit është rritur numri i udhëtimeve individuale - një tendencë kjo e cila do të vazhdojë dhe gjatë muajve të ardhshëm.

© Foto: arkiv

Më shpesh turistët tregojnë interes ndaj qytezave dhe fshatrave të strukur në palët e malit.

“Në sajë të numrit të madh të banesave të blera si “shtëpi të dytë” të cilat shfrytëzohen jo vetëm nga pronarët e tyre, por dhe nga të afërmit e tyre dhe miqtë, që nga fillimi i vitit kemi një vëllim të rëndësishëm të miqve individualë - thotë Rumen Draganov. Pikërisht miqtë individualë janë përkrahësit më të mëdhenj të turizmit alternativ dhe udhëtojnë nëpër vend, në mënyrë që të mund ta njohin më mirë. Që nga viti 2008 e këtej Bullgaria është e prezantuar shumë mirë dhe në internet, i cili ofron një informatë të shkëlqyer më tepër për njerëzit e rinj udhëtues. Në fakt pjesa më e madhe e hoteleve të vegjël tek ne kanë faqe shumë të mira për reklamë në rrjet. Ata marrin pjesë në Fecebook, My space e kështu me radhë. Kështu që për verën e vitit 2010 presim një vëllim të regjistrimeve, përfshi dhe përmes rrjetit botëror! E gjithë kjo na jep bazë të presim që turizmi të shkëputet i pari nga fundi ekonomik dhe të kthehet në shembull të një ekonomie punuese mirë në Bullgari. Jo rastësisht, kur Bashkimi Evropian dhe shumë miq të tjerë të Bullgarisë na thonë: “Zhvilloni turizmin!”, ata kanë parasysh se në vitet e krizës pikërisht kjo është dega, e cila mund të krijojë vende të reja pune dhe të sjellë të ardhura të konsiderueshme për ekonomin vendase.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Euronews: Bullgaria është një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit me plazhet e saj të arta dhe majat e mbuluara me borë

Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..

botuar më 24-11-25 10.35.PD

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD