Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u përfshinë mbi 4,3 milionë njerëz – klientë dhe profesionistë – nga më shumë se 143 shtete dhe rajone. Kjo e bëri sondazhin më të madhin në industrinë e turizmit të skive, por edhe një nga më globalët e zhvilluar ndonjëherë zyrtarisht.
Qyteti i vogël malor në malin Pirin u rendit ndër katër vendet në botë që kanë një komplet të plotë prej 13 çmimesh në 13 edicionet e Çmimeve Botërore të Skive. Qendra dimërore nën majën Todorka dominon në këtë garë që nga viti 2013, një arritje me të cilën mund të mburren vetëm edhe Kitzbühel në Austri, Val Thorens në Francë, resorti më i lartë i vendosur në Evropë, i cili për të dhjetën herë mori çmimin e madh si numri 1 në botë, si edhe Deer Valley në Shtetet e Bashkuara, shkruan faqja pirinsko.com.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..