Sipërmarrësit vendorë konstatojnë një rritje të konsiderueshme të turistëve, shumë para hapjes së Pikës së kalimit kufitar. Sipas tyre gjatë 2 – 3 vjetëve të fundit interesi ndaj këtij qyteti malor është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Njerëzit e vizitojnë kryesisht për shkak të arkitekturës së bukur të Rilindjes. Mbi 300 shtëpi të rimëkëmbura të Rilindjes e formojnë pamjen arkitekturore të qytetit. Shumica prej tyre janë dislokuar në pjesën e tij të vjetër, ku gjendet i ashtuquajturi kompleks areal etnografik. Mund të shëtitni nëpër rrugicat me kalldrëm dhe të vëzhgoni se si zanatçinjtë e shkathët përdorin teknologjitë e vjetra, që të krijojnë vepra të vërteta të artit. Në lokalet vendore do të provoni kafe turke, të përgatitur mbi rërë, ne restorante do t’ju ofrojnë gjellë të shijshme vendore të Rodopeve, kurse në hotelet e vogla të stilit të vjetër do të gëzoni të gjitha komoditetet moderne. Ndër monumentet më të njohura të Zllatogradit është kisha “Fjetja e Shën Mërisë” nga viti 1834 – tempulli më i vjetër i krishterë, i ndërtuar gjatë Zgjedhës turke në territorin e Rodopeve. Çdo vit qyteti i Rodopeve mirëpret rreth 100 mijë turistë. Shumë prej tyre vijnë që të njihen me historinë e vendbanimit të themeluar që gjatë Mesjetës. Në itineraret turistike janë përfshirë edhe mbeturinat e varrezave dhe vendeve të shenjta. Për to do të mësojmë më shumë hollësi nga arkeologu Nikollaj Ovçarov:
“Në këtë rajon do të shihni vendet e fundit të shenjta shkëmbore në mal. Të tilla janë për shembull vendet e shenjta falike afër fshatit Benkovski, të cilat datojnë nga epoka e vonshme e bronzit dhe nga epoka e hershme e hekurt – mijëvjeçari i II – I para Krishtit. Atje gjenden edhe varreza shkëmbore, të cilat janë markuar dhe përfshirë në të ashtuquajturat shtigje arkeologjike. Në lokalitetet e qytetit ka dhe manastire shumë të bukura të krishtera, të cilat duhet të studiojmë gjatë disa viteve të ardhshme. Presim që ndër to të zbulojmë dhe një qendër të Mesjetës. Në rajonin e Zllatogradit do të gjeni dhe një vend të lashtë të shenjtë shumë origjinal. Bëhet fjalë për vendin e shenjtë të trakëve “Guri i bardhë”. Ai përbën një kon shkëmbor, krijesë e natyrës, i cili shtrihet mbi pyjet e virgjëra. Ndoshta ky është vendi më i hershëm i shenjtë i fisit trak “besi” nëpër trojet e Rodopeve. Sot ky vend ndikon në një mënyrë shumë të fortë mbi vizituesit!”
Punonjësit në këtë sferë parashikojnë se gjatë muajve verorë qyteti malor do të përmbushet me një numër rekord turistësh. Me hapjen e pikës së re të kalimit kufitar me Greqinë Deti Egje, i cili ndodhet rreth 15 kilometra larg qytetit, tashmë duket edhe më i afërt. Priten shumë turistë të huaj në qytet, të tërhequr nga magjepsa mistike e Rodopeve – një mal me histori mijëvjeçare dhe folklor dhe tradita origjinale.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..