Ato janë shumë të shijshme dhe të dobishme, por në qoftë se nuk e keni mendjen, mund t’u helmojnë. Siç kujtoheni mbase - bëhet fjalë për kërpudhat. Asnjë nuk e di sesa lloje prej tyre ekzistojnë. Por një gjë dihet me siguri - në Bullgari më shumë kërpudha kultivohen rreth fshatit Krasen në Bashkinë Ivanovo (Bullgari Verilindore), ku gjendet dhe ndërmarrja më e madhe për prodhim të kërpudhave në Ballkan. Asgjë e çuditshme, se kërpudha është kthyer në një pjesë të pandarë nga folklori vendas dhe traditat! Gjatë këtyre ditëve banuesit e Krasenit i përkushtuan këtij lloji biologjik një festival të posaçëm, të përmbushur me shumë këngë valle dhe kuptohet... me aromën e kërpudhave.
Ekspozita, shfaqje folklorike dhe gara, kushtuar kërpudhës, mblodhën në fund të javës së kaluar qindra banues vendas dhe miq nga i gjithë vendi në sheshin qendror të fshatit Krasen. Pas koncertit përshëndetës përpara baskisë njerëzit u drejtuan drejt lokalit të afërt me një kopsht të madh. Kurse aty i priste një befasi e shijshme - një ekspozitë kulinare nën moton “Fantazitë e kërpudhave”. Del se, imagjinata e njerëzve nga kjo krahinë nuk ka kufi, kur bëhet fjalë për specialitete të përgatitura me kërpudha. Sallata prej kërpudhash, jahni, byrek, sose, biskota dhe bile dhe tortë e kripur me kërpudha gëzuan syrin dhe gjuhën e vizituesve të shumtë. Në festën kulinare morën pjesë dhe gra nga fshatrat fqinje - çdo një me recetën e vet, të transmetuar brez pas brezi, ose fryt i improvizimit artistik.
“Në Bullgari ka festë të trëndafilit, të fasules, të kosit, kurse ne vendosëm të bëjmë dhe një festival të kërpudhës, sepse në krahinën tonë ajo rritet në bollëk dhe merr pjesë gjithmonë në tryezën tonë” - tha për Radio Bullgarinë Ginka Petrova - kryetarja Bashkie e fshatit Krasen dhe shtoi:
“Shpesh i shfrytëzojmë për përgatitjen e supave, i pjekim, i skuqim ose gatuajmë qengj të pjekur me kërpudha, ose kërpudha me oriz. Nuk i harrojmë për t’i vënë dhe në gjelbrat e ndryshme të gatuara me mish. Kuzhina vendase është një nga atraksionet tona! Disponojmë me shtëpi të bukura për miq, kurse rajoni i parkut natyror Rusenski Llom është një vend shumë piktoresk dhe i shkëlqyer për pushim me pamjet e veta të bukura. Mund të vizitohet dhe kisha tonë nga shekulli i XVII, e cila është më e vjetra në rajon.”
Shkëmbinjtë gëlqeror rreth fshatit, janë strehë e llojeve të rralla shpendësh, në të kaluarën kanë qenë një burim i vlefshëm për të nxjerrë gurin shumë të shfrytëzuar për ndërtimin të ashtuquajtur - krasenski kamëk. Aty nga mesi i viteve 60 të shekullit të XX shpellat dhe gropat shkëmbore nga të cilat është marrë lënda, janë ristrukturuar në rritëse për kërpudhat. Më vonë në fshat është ndërtuar një uzinë për konservimin e tyre dhe për përpunim. Kështu, përpara më shumë se 40 vjet në rajon fillojnë të kultivohen kërpudhat. Sot ndërmarrja është mes më të mëdhenjtë në Ballkan, kurse produkti gjen tregje shumë të mira në vend dhe jashtë shtetit.
“Kushtet për rritjen e kërpudhave në shpellat janë shumë të mira, kurse temperatura mesatare gjatë gjithë vitit është 14 gradë” - sqaron Svetosllav Stojanov - drejtor i ndërmarrjes. Pyetjes së bërë se çfarë sasie kërpudhash prodhojnë çdo ditë ai u përgjigj: “Mesatarisht nga 3 ton në ditë. Por ka ditë, kur produkti tonë arrin deri më 10 tonë për ditë! Këto janë përgjithësisht 12 shpella, të cilat fare nuk janë të vogla, disa prej tyre janë me nga 4 mijë metra katrore! Në veçanti disponojmë me 14 depo industriale, ku po kështu gjatë gjithë vitit prodhohen kërpudha. Por në shpella cikli i prodhimit është në kushte të natyrshme dhe vazhdon 3 muaj, derisa në shpellat, ku sigurojmë një ngrohje artificiale dhe ftohje, kërpudhat janë gati akoma në ditën e tretë! Nga 3 tonë kërpudha të gjalla merret rreth 1 tonë e gjysmë të konservuara dhe të nisen për në treg.”
Vendet për rritjen e kërpudhave rreth fshatit Krasen janë një atraksion turistik. Por mënyra më e mirë të njihni shijet dhe aromat e kësaj krahine është të jeni për vizitë në ndonjë shtypi fshatare, ku do tu presin me një gjellë të shijshme prej kërpudha, të përmbushur me aromën e perimeve të freskëta të barërave nga ekonomia shtëpiake. Nga Bashkia Ivanovo dhanë fjalë që festivali të kthehet në një ngjarje të përvitshme me një pjesëmarrje ndërkombëtare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..