Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Rusia mbeten investitorë kryesorë në projektin e Centralit atomik “Belene”

Gjatë kohës së forumit ndërkombëtar energjetik “Energjetika pa kufij – nga qëndrimi kombëtar tek ai regjional” u nënshkrua memorandumi për krijimin e Centralin Atomik Elektrik “Belene”.
Foto: Tanja Harizanova
Sofja dhe Moska i dhanë dritë jeshile kompanisë së projektimit prej investitorëve për ndërtimin e Centralit atomik “Belene”. Kjo u bë pas takimit midis kryeministrit Bojko Borisov dhe drejtorit të përgjithshëm të kompanisë shtetërore ruse “Rosatom” Sergej Kirienko gjatë kohës së Konferencës ndërkombëtare energjetike për Evropën Juglindore “Energjetika pa kufij – nga qëndrimi kombëtar tek ai regjional”. Në bazë të memorandumit të nënshkruar, Bullgaria do të ketë 51 %, ndërsa Rusia - 47 %. Investitorët që shfaqin interes ndaj projektit dhe të cilët u shpallën në kohën e forumit – operatori bërthamor finlandez “Fortum Corporation” dhe kompania franceze e inxhinieringut “Altran Technologie” – marrin nga 1 për qind, dhe pjesa e tyre mund të rritet deri në 25 %, në varësi prej dëshirës së tyre. Nëse do të mbeten pjesa të lira, ato do të bëhen pronë të “Rosatom”-it. Pritet që ndaj projektit të bashkohet edhe Serbia, e cila konfirmoi interesin e vet ndaj projektit me pjesëmarrje deri në 5 %. Për nënshkrimin e memorandumit pritet që gjatë kësaj jave në Sofje të mbërrijë dhe kryeministri serb Mirko Cvetanoviç. Me gjithë mosmarrëveshjet e gjata rreth çmimit të projektit në memorandum është fiksuar çmimi prej 6,3 mlrd eurosh. Bullgaria do të kërkojë mundësi suplementare për financimin e Centralit atomik “Belene”, ndërsa kompania e projektimit – investitorë të rinj evropianë. Bullgaria do të ruajë minimum 20 % prej kompanisë, nëse nuk gjenden investitorë të tjerë. Sofja do të mbulojë financimin e 51 % të projektit me anën e kredive. Brenda 4 muajve kompania e projektimit do të formohet përfundimisht, ndërsa pas 6 muajve do të ketë marrëveshje midis vendeve me angazhimet konkrete.

“Bullgaria do të mbetet lider në energjetikën bërthamore edhe në të ardhmen” – komentoi drejtori i përgjithshëm i projektimit “Rosatom” Sergej Kirienko. “Gjatë dhjetorit të vitit tjetër do të bëhet gati kompleti i parë i pajisjeve për Centralin atomik “Belene” - nënvizoi drejtori i kompanisë shtetërore ruse. Kjo do të lejojë që të ofrojmë reaktorin në afate të shkurtra. Gjatë vitit 2016 do të dorëzohet blloku i parë, në 2017 – blloku i dytë. Kjo do t’i lejojë Bullgarisë të ruajë pozitat e veta të liderit. Sepse sot disa vende në rajon kanë deklaruar në programet e tyre ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore. Ai që do të jetë i pari, do të fitojë. Ky është një investim madhështor për ekonominë bullgare në masë prej më se 6 mlrd eurosh.”

Në kohën e Konferencës ndërkombëtare energjetike për Evropën Juglindore kryeministri Bojko Borisov nënvizoi, se KE nuk i jep mbështetjen e nevojshme gazsjellësit “Nabuko” dhe këmbënguli për sigurimin financiar të vendeve që marrin pjesë në projekt.

“Ne gjithmonë e kemi konsideruar “Nabuko” si projekt prioritar për Bullgarinë, theksoi pozitën e vendit kryeministri Borisov para pjesëmarrësve të forumit, duke kritikuar KE. Unë, personalisht, kam disa vërejtje ndaj ritmeve, me të cilat punohet për kthimin e tij në projekt prioritar edhe për BE. Garancitë bankare për projektin “Nabuko” në masë prej 2 mlrd eurosh të mos merren parasysh gjatë llogaritjes së deficitit buxhetor. Shpresoj, se BE do të pranojë propozimin tim.”

Midis Bullgarisë dhe Greqisë u nënshkrua një marrëveshje për krijimin e një kompanie të përbashkët për ndërtimin e lidhjes ndërmjet sistemeve energjetike të të dy vendeve. Në kohën e forumit u nënshkrua dhe karta e rrugës për ndërtimin e lidhjes së gazit midis Bullgarisë dhe Rumanisë Projekti do të përshpejtohet që të mos humbet financimi falas nga BE në masë prej 9 mln eurosh.

“Nënshkruam me kolegun rumun marrëveshjen për integrimin e tregjeve energjetike të Bullgarisë dhe Rumanisë - shtoi ministri Trajkov. Bullgaria dhe Rumania si anëtare të BE u nënshtrohen rregullave të njëjta në fushën e energjetikës, por kemi projekte dhe ide të përbashkëta si mund të gjejmë fitimin më të mirë edhe për të dy vendet.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fondi Shtetëror "Bujqësia" ka paguar mbi 60 milionë euro ndihmë për fermerët

Që nga fillimi i vitit, janë paguar61,850,999 euro në bazë të skemave të ndihmës shtetërore për fermerët bullgarë. Të dhënat janë nga faqja e internetit e Fondit Shtetëror "Bujqësia". Sipas informacionit në faqen e internetit, nga 16 tetori deri më..

botuar më 25-08-21 9.31.PD

120 mijë të rinj bullgarë janë në kurthin e kredive të shpejta

Një numër gjithnjë në rritje i të rinjve në Bullgari po bien pre e aksesit të lehtë në kredi të shpejta, të nxitur nga mungesa e përvojës financiare, dëshira për kënaqësi të menjëhershme dhe ndikimi i rrjeteve sociale. Kështu komentoi për BNR – Varna..

botuar më 25-08-19 6.42.MD

Për KNSB-në mbetet mister se si formohen shtesat e çmimeve të mallrave

Dyqanet e vogla mbajnë çmime më të ulëta në krahasim me zinxhirët tregtar, me diferenca që lëvizin nga 1 deri në 10%. Ky është një nga përfundimet e monitorimit mujor të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) mbi çmimet e mallrave..

botuar më 25-08-15 12.43.MD