Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Divorcet në Bullgari ndjekin tendencat e përgjithshme evropiane

Çdo martesë e dytë në BE-në përfundon me divorc. Një e treta e fëmijëve linden në familje pa martesë zyrtare. Këtë e tretojnë të dhënat e një studimi të Evrostatit. Sipas tij, më të forta dhe më të qëndrueshme janë martesat në Irlandën dhe Italinë. Më shumë divorce ka në Çeki, Lituani, Estoni dhe Bullgari. Të dhënat e Evrostatit përputhen me të dhënat e Institutit Kombëtar Statistikor. Sipas tij çdo martesë e dytë te ne përfundon me ndarje brenda 10 viteve të para. Sipas anketimeve banorët e qyteteve më të mëdha janë më të prirë t’i prishin martesat. Kryeqyteti është rekorder sipas numrit të banorëve me më se dy ndarje – më se 200 mijë veta. Pas kësaj radhitet qyteti i dytë për nga madhësia – Pllovdiv me 50 mijë veta me më se një martese. Arsyeja më e përhapur për ndarjen, e cila tregohet si nga burrat, ashtu edhe nga gratë është mospërputhja e karaktereve. Pas kësaj vijnë akuzat ndaj bashkëshortit, ose bashkëshortes në alkoolizëm, narkomani, bixhozin, trysni fizike ose psikike. Pabesia si një motiv për zgjidhjen ligjore të martesës tregohet në vendin e pestë ndër shkaqet për divorc. Sociologët janë kategorik, se mosha kritike, në të cilën partnerët më shpesh kërkojnë divorc është nga 38 deri në 42 vjet. Psikologët e arsyetojnë këtë me krizën e moshës së mesme, e cila jo rrallë reflekton edhe mbi marrëdhëniet bashkëshortore dhe shpesh bëhet shkak për ndarje... Çrregullimet jetike, ndërhyrja e të afërmve gjithashtu janë ndër shkaqet për shtimin e divorceve gjatë viteve të fundit. Jo rrallë problemet duhet të kërkohen edhe te kriza ekonomike. Gjatë viteve të fundit në Bullgari lidhen gjithnjë më pak martesa, ndërsa numri i mesëm i divorceve ruhet bile shtohet. Lidhur me këtë avokati Tihonmir Vërbanov thekson:

“Ato fakte dëshmojnë për ndryshimin e qëndrimit të bullgarëve ndaj institucionit të quajtur martesë. Në fakt në shumicën e familjeve bullgare secili bënë përpjekje të zërë pozitën e liderit. Dhurimi midis njerëzve nuk është i madh. Në gjyq jemi dëshmitarë të skenave të turpshme dhe të shëmtuara, kur njeri nga prindërit me qëllim ulë të ardhurat, që të ulet mbajtja mujore për fëmijët.”

Në kushtet e krizës së rëndë financiare bullgarët ndahet për para dhe për pronë. Divorcet, që provokohen nga problemet pronësore mund të evitohen, në se ekzistojnë kontrata martese. Me ndryshimet e fundit në Kodin Familjar kontrata të tilla mund të lidhen si para martesës, ashtu edhe gjatë bashkëjetesës bashkëshortore. Mirëpo, para se të shkatërrohet diçka e formuar vite me radhë është mirë të kërkohet ndihmë për përballimin e krizës në marrëdhëniet. Lidhur me këtë konsultuesi martesor dhe kryetar i Asociacionit “Shoqëria dhe vlerat” Stojan Georgiev shpjegon:

“Kur burri dhe gruaja martohen, dhe disa vite pas kësaj, emocionet në familjen ekzistojnë. Brenda kësaj periudhe kimia e dashurisë është në fuqi. Por me kalimin e kohës kënaqësia emocionale, uniteti bashkëshortor ulen për faktin, se çdo ditë çifti duhet të përballojë një sërë sfidash. Me kalimin e kohës në shumicat e rasteve burrat përqendrojnë vëmendjen e vet në realizimin profesional dhe në karrierën e vet, ndërsa gratë marrin përsipër punën shtëpiake dhe të amvisës dhe kujdesin për fëmijët. Si rezultat fillon një alienim. Pas kohe shumë nga çiftet zbulojnë se kanë hyrë në kurthin e rutinës. Humbja e ndjenjave emocionale ndaj partnerit paraprinin krizën e martesës. Martesa përbën një udhëtim të gjatë, i cili vazhdon tërë jetën. Ajo nuk është as maratonë, as vrapim të shpejtë. Kur partnerët kuptojnë, se duhet të ndryshojnë botëkuptimin dhe sjelljen e vet, atëherë martesa mund të shpëtohet. Është fakt, se konsultimi familjar është një gjë e re për kulturën bullgare. Kalon shumë kohë, përderisa bullgari kupton domosdoshmërinë e terapisë familjare. Nga ana tjetër në plan historik bullgari respekton institucionin familjar dhe familjen e zgjeruar. Në plan historik, bullgarët kanë mësuar vet të zgjidhin problemet e tyre. Mirëpo, situata u ndryshua dhe në qytetet më të mëdha familjet dhe çiftet e reja e ndjejnë veten të alienuar dhe të vetmuar. Ata nuk janë në gjendje vet të zgjidhin problemet. Nuk ekziston familja e zgjeruar rreth tyre, kështu që lind domosdoshmëria e konsultuesit martesor, i cili të zgjidhë krizën.”

Mirëpo, kur terapia nuk ndihmon, në mënyrë të logjikshme arrihet te divorci. Kur ndarja është sipas pajtimit reciprok, martesa përfundon përafërsisht për një çerek ore, dhe paguhen vetëm taksat shtetërore... Gjithnjë e më shumë bullgarë zgjedhin t’i japin fund martesës me pajtim reciprok. Pse është aq e vështirë, që njeriu të respektojë besën “Përderisa vdekja do të na ndajë”? Sipas shumicës së njerëzve shkaku është egoizmi në rritje dhe mungesa e vlerave dhe virtyteve morale. Lidhur me këtë teologu Pavell Pavllov mendon:

“Familja nuk është ndonjë lloji kooperimi ose bashkimi, rezultat i ndonjë kontrate juridike. Rruga martesore nuk mund të kalohet në se njeriu nuk ka besim në vet veten dhe në se për të familja nuk është një kishë e vërtetë. Të flitet për familjen jashtë kontekstit të fesë, nuk është e mundshme, sepse kur flasim për familjen, ne të krishterët menjëherë e lidhim këtë me karakterin e shenjtë të institucionit familjar. Kjo është një rrugë, të cilën dy veta e nisin së bashku dhe i premtojnë njeri tjetrit të jetojnë bashkë, duke ndarë gëzimet dhe fatkeqësitë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Brukseli, janari 2024

Si do të ndryshojë politika evropiane me përbërjen e re të PE

Pas zbardhjes së rezultateve të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE), tashmë ka nisur “beteja për pushtet”. Në pamje të parë duket se kontrolli do të mbetet në koalicionin mes Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Demokratëve dhe “Rinovo..

botuar më 24-06-19 2.30.MD

Refugjatët – një pjesë e vogël por e rëndësishme e punëkërkuesve në Bullgari

Ekziston një direktivë sipas së cilës qytetarët nga vendet e treta që kanë marrë statusin humanitar ose refugjat në vendin tonë /ose në territorin e BE-së/ mund të punësohen pa asnjë leje tjetër. Vetëm me këtë dokument për status, të marrë nga Ministria..

botuar më 24-06-18 7.30.PD
Silvia Basile

Vota jashtë shtetit kundër sistemit dhe si votoi për herë të parë 18-vjeçarja Silvia

Pjesëmarrja dramatike e ulët e votuesve dhe vota e protestës është një prirje që po thellohet mes bullgarëve jashtë vendit, thonë sociologët. Duke gjykuar nga zgjedhjet e parakohshme të fundit, profili i votuesit tonë jashtë vendit është i..

botuar më 24-06-17 7.15.PD