Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arsimi online thyen stereotipat e arsimit tradicional

Akademia elektronike e Gjimnazit të Matematikës në qytetin Burgas vendosi fillimin e një arsimi tërësisht elektronik te ne dhe theu stereotipat e arsimit tradicional. Kjo akademi është krijuar sipas një projekti dyvjeçar të financuar nga Fondi Social Evropian. 27 mësues nga gjimnazi dhe dy studiues nga Akademia Bullgare e Shkencave kanë përgatitur 529 leksione me video incizime të matematikës, informatikës, teknologjive të informacionit, të fizikës, kimisë, historisë. Posaçërisht për Gjimnazin e Matematikës është krijuar softueri. Nxënësit kanë mundësi të mbajnë lidhje me lektorët nëpërmjet emaileve dhe të bëjnë pyetje, të lidhura me arsimin online.

“Akademia elektronike përfshin dy elemente – shpjegon Stanimir Baev, zëvendësdrejtori i gjimnazit dhe autor i projektit. – Në vend të parë është përgatitja e leksioneve në formë teksti. Akademia elektronike i jep mundësi nxënësit që të lexojë tekstin dhe njëkohësisht të shohë video fajl, i cili është bërë në bazë të leksionit përkatës. Kështu përdoret edhe shqisa e të parit, e cila ndihmon përvetësimin e materialit mësimor. Në vend të dytë akademia ka për qëllim të paraqesë materialin mësimor në një formë të re dhe interesante për nxënësit. Informacioni i bazës së të dhënave përdoret nga të gjithë nxënësit e gjimnazit dhe vetëm ata e kanë këtë të drejtë. Në arsimin online janë parashikuar teste. P.sh. në qoftë se një leksion përfshin 15 tema, pas çdo së tretës bëhet test. Kështu secili nxënës kalon disa lloj testesh para se të mbarojë leksionin përkatës, në bazë të të cilave formohet nota e fundit. Ajo nuk është e lidhur me vlerësimin e nxënësve në procesin mësimor tradicional dhe ka për qëllim vetëm t’i informojë nxënësit për nivelin e dijeve të tyre.”

Akademia elektronike nuk është e detyrueshme për nxënësit, por pothuajse të gjithë janë regjistruar në të, që do të thotë se ka interes të madh. Çdo nxënës e ka profilin e vet dhe sipas interesave individualë mund të marrë dije suplementare online. Informacioni i akademisë elektronike është strukturuar në nivele dhe përjashton mundësinë që nxënësit të kalojnë në një nivel më të lartë, në qoftë se u mungojnë dijet e duhura. Kjo e garanton cilësinë e materialit të përvetësuar. Mësuesit kanë mundësi në çdo kohë të përmirësojnë leksionet, të cilat japin.

“Para se të gjithash qëllimi është mbindërtimi i dijeve, të cilat nxënësit marrin në gjimnaz – thotë Stanimir Baevi. Shumica e leksioneve nuk janë përfshirë në përgatitjen e zakonshme. Në akademi nxënësi mund të gjejë informacione më të hollësishme, të cilat i duhen atij për aplikim në universitet ose për pjesëmarrje në gara, olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare, në vend që vet të kërkojë letërsi në internet ose në bibliotekë. Përveç kësaj akademia elektronike mund të përdoret për arsimin nga distanca p.sh. gjatë pushimeve për shkak të gripit. Kështu nuk do të jetë e nevojshme që të ndërpritet procesi mësimor. Që të bëhet kjo janë të nevojshme disa ndryshime në bazën normative. Çfarë dëshirë të kemi, ajo nuk mund të realizohet, në qoftë se nuk ka mundësi ligjore.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD