Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Normat evropiane për centrale atomike janë më të rëndat në botë

Foto: BGNES
Finlanda po rishikon sigurinë e reaktorëve të saj bërthamorë, Austria kërkoi testim të qëndrueshmërisë së centraleve atomike në BE kundër tërmeteve, Gjermania imponoi një moratorium mbi zgjatjen e funksionimit të reaktorëve bërthamorë, kurse deri në verë do të mbyllen dhe dy centrale. Zvicra ngrin projektet për rinovim të centraleve atomike, kurse programi për ndërtim të fuqive të reja në Britaninë e Madhe është bllokuar. Në Evropë po ngrihet një valë antibërthamore. Eurokomisionari për energjetikën Gunther Oettinger është i mendimit se kriza me reaktorët në Japoni e ka ndryshuar botën dhe shumë gjëra që konsideroheshin të sigurta në shoqërinë industriale, tani vihen nën dyshim.

A po ngrihet një cunami kundër “rilindjes bërthamore” pas tërmetit në Japoni?
“Së shpejti gjërat do të rregullohen dhe do të kanalizohen, por do të ketë një kontrollim të të gjitha centraleve ekzistuese – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë eksperti bërthamor Bogomil Mançev. – Do të ketë kritere më të rrepta madje për centralet e vjetra dhe ndoshta do të ketë kërkesa për mbylljen e disa ventraleve.”

KE thirri në Bruksel një takim të jashtëzakonshëm të agjencive kombëtare të sigurisë bërthamore, operatorëve dhe prodhuesve të centraleve bërthamore, që të bëhet një vlerësim i pasojave të fatkeqësisë në centralin atomik japonez “Fukushima”. Çfarë diskutohet atje?
“Caku dhe normat e rregullimit në të gjitha vendet anëtare të BE-së, të cilat kanë centrale atomike – nëse janë sinkronizuar, sepse të gjitha vendet duhet të jenë në përputhje me standardet evropiane – vazhdoi Bogomil Mançevi. – Normat evropiane për centrale atomike janë më të rëndat në botë. Këto janë një varg kërkesash, si për shembull në qoftë se do të shkrihet zona aktive, të ketë një sistem, i cili ta çojë në një rezervuar, kështu që reagimi të freskohet dhe të kontrollohet. Një kërkesë tjetër është qëndrueshmëria në qoftë se do të bjerë një avion 400 tonësh, ndërsa vendet jashtë Evropës nuk e aplikojnë këtë kërkesë. Motivi është se avionë të tillë nuk fluturojnë. Kërkesat e rrepta të BE-së kanë të bëjnë me dendurinë e popullsisë në Evropë.”

Bullgaria gjithashtu është operator i një centrali atomik dhe zhvillimet në Japoni shkaktuan shumë diskutime në shoqëri. Ekspertët janë kategorikë se centrali atomik bullgar “Kozloduj” është projektuar ashtu që t’i qëndrojë një tërmeti të shkallës 7 sipas Rihterit, sepse ky është maksimumi që mund të pritet në tokat tona. Reaktorët bërthamorë japonezë janë të llojit të blloqeve të vogla të vjetra tek ne, të cilat tashmë u mbyllën. Në dy reaktorët veprues, të cilët janë të gjeneratës së re, diçka e tillë nuk mund të ndodhë, sigurojnë ekspertët.

Dy reaktorët prej njëmijë megavatesh kanë tri sisteme kryesore të sigurisë, si edhe një sistem të katërt që mund të zëvendësojë secilin e sistemeve të tjera.
“Reaktori jeton në një zonë hermetike, krejt të izoluar nga mjedisi rrethues, dhe po të ketë ndonjë incident, të gjitha problemet që mund të ndodhin, mbeten brenda kësaj zone hermetike – argumentohet Bogomil Mançevi. – Në vend të dytë, po të humbet tërësisht furnizimi me elektricitet, ka sisteme, të cilat veprojnë në zonën aktive.”

Në vendet evropianoperëndimore ka shumë reaktorë të brezit të vjetër. Çfarë është situata në Evropën Lindore?
“Vendet më të vogla si Bullgaria, Sllovakia dhe Çekia u vunë nën një presion shumë të fortë që të mbyllin reaktorët e vjetër për të hyrë në BE – komentoi bashkëbiseduesi ynë. – Evropa Perëndimore ishte e mendimit se ata nuk mund të modernizohen. Por kjo është e mundur. Një pjesë e madhe e reaktorëve të vjetër në Evropën Perëndimore kanë nevojë për modernizim, por këto shtete deri tani bënin kompromise.”

Del se reaktorët atomikë në Evropën Lindore janë më modernë se ata në Evropën Perëndimore?
“Do t’i befasojmë shumë, por përgjigja është po! – është kategorik Bogomil Mançevi.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë preferojnë studimet në Holandë

Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..

botuar më 25-10-01 9.22.PD

Një rajon bullgar kryeson BE-në për vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare

Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..

botuar më 25-09-30 3.32.MD

At Paolo Cortesi: Emigrantët nuk janë kërcënim, por dhuratë për shoqëritë tona

Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..

botuar më 25-09-29 7.05.PD