Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karroca trake dhe shkëlqimi i së kaluarës

Restaurimi bashkëkohor i karrocës së bukur antike
Foto: Veneta Pavllova
Deri më 20 prill në Muzeun Arkeologjik Kombëtar mund të shikohet ekspozita “Shkëlqimi i përjetshmërisë – karroca me dy rrota nga fshati Karanovo, afër qytetit Nova Zagora”. Qendër e saj është restaurimi bashkëkohor i karrocës së bukur antike, e cila ka qenë prona e një aristokrati trak. Ajo është zbuluar gjatë vitit 1976 në të ashtuquajturën “Tumul të Gjatë” – pjesë nga një vendbanimi me nekropol prej 16 tumulave të vogla. Disa prej tyre – si Tumula e Gjatë, janë me përmasa të mëdha. Varrimet në të datojnë nga fundi i shekullit të parë deri në mesin e shekullit të dytë. Studimet e tumulës japin mundësi që të ndiqet në mënyrë të plot riti i varrimit te trakët, të cilët kanë besuar se pas vdekjes i pret në jetë më e mirë. Prandaj kanë vendosur pranë të vdekurit sende, të cilat janë të domosdoshme për jetën reale. Sa më i lartë në shoqëri dhe sa më i pasur ka qenë i vdekuri, kaq më të bollshme kanë qenë dhuratat e varrimit. Në Tumulën e Gjata janë gjetur enë tryeze, arma, sende për higjienë personale, bile dhe instrumente kirurgjike. Në afërsi me të është gjetur dhe karroca në fjalë me dy rrota. Rreth karrocës ka pasur 12 kuaj. Përveç maketit të karrocës në ekspozitë mund të shikohen dhe pjesë nga konstruksioni origjinal: rrotat, boshtet, parapeti për ndenjëset të punuar prej hekuri. Dhe akoma: hallka të bukura prej bronzi dhe plastika, aplikacion i bukur me të cilin është zbukuruar pjesa e pasme e karrocës luksoze. Ka dhe tabela me informacion për trakët dhe besimet e tyre. Mbi restaurimin e aplikacionit punoi Sillvia Borisova nga Muzeu Historik i qytetit Nova Zagora. Sipas saj ideja për restaurimin lindi kur filluan inventarizimin e sendeve në fondin e muzeut.

© Foto: Veneta Pavllova

Aplikacioni i restauruar

“Në këtë moment u bë e qartë se kjo nuk është një pllakë e thjeshtë prej llamarine, por është një pllakë me ornamente – thotë Sillvia Borisova. – Kështu filloi pastrimi, për të cilin kishim nevojë për 8 muaj. Shfrytëzuam fotografi nga studimet arkeologjike. Bëmë skica dhe skema deri sa në fund të fundit restauruam karrocën, kështu siç është dukur në të kaluarën. Kuptohet se jo në vend të fundit është dhe përvoja, të cilën e grumbulluam për disa vjet që nga viti 2007 me gërmimin e karrocave të këtij lloji. Por duhet pasur parasysh se çdo një karrocë është me elemente konstruktive të bëra posaçërisht për të. Por si tërësi ato i ngjajnë njëra tjetrës, kështu që mundëm të ndërtojmë një karrocë të lehtë me dy rrota.”

Sipas arkeologut Veselin Ignatov, i cili prej viteve studion karrocat antike në territorin e Bullgarisë dhe është udhëheqës i këtij projekti, Muzeu Historik i qytetit Nova Zagora ndoshta është i vetmi në botë, i cili disponon me tri karroca me dy rrota nga kjo periudhë, të cilat mund të restaurohen.

“Ata janë me konstruksione të ndryshme, me zbukurime të ndryshme. Përveç kësaj kemi dhe tri karroca me katër rrota. Mund të tregojnë mjetet antike të transportit, rritet trakëve, mënyrën e jetesës së tyre, besimet. Të kuptojmë pse varrimet e shekujve të parë dhe të dytë pas Krishtit janë aq të pasura. Një karrocë ka qenë diçka shumë e shtrenjtë dhe pavarësisht nga kjo nuk janë pak rastet në të cilat karroca ishin vendosur në varrezat. Rritet në fjalë janë përhapur në rajonin e qyteteve Stara Zagora dhe Nova Zagora, d.m.th. në Bullgari Jugore. Për fat të keq shumë prej këtyre monumenteve të kulturës janë pothuaj asgjësuar nga ata, të cilët gërmojnë në mënyrë të paligjshme kodrat dhe vendet ku zhvillohen gërmime arkeologjike.”

Pikërisht pas sinjaleve për gërmime të tilla të paligjshme Veseli Ignatov filloi punë në një tumul tjetër – në Tumulën lindore pranë fshatit Karanovo. Atje arkeologët gjetën një varrezë shumë e pasur me karrocë – sendet atje pasuruan njohuritë e arkeologëve për trakët dhe për lidhjet e tyre me kultura të tjera.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD

Në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u zbulua koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe

Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..

botuar më 24-11-29 6.15.PD