Kryeqyteti bullgar tashmë ka një muze të vet të artit bashkëkohor. Ai ishte hapur më 17 qershor me një ceremoni, në të cilën ishin të pranishëm kryeministri Bojko Borisov, ministra, diplomatë, përfaqësues të institucioneve kulturore, artistë. Muzeu ndodhet në ndërtesën e Arsenalit të dikurshëm të Sofjes, afër Pallatit Kombëtar të Kulturës. Pas restaurimit ndërtesa e muzeut bën përshtypje me fasadën e vet elegante me stil të vjetër. Një pjesë e fasadës është prej qelqi dhe është e rrethuar me shkallë – aksenti bashkëkohor i ndërtesës. Në parkun rreth saj tashmë ndodhen vepra të skulptorëve të njohur bullgarë. Tani për tani i hapur për vizitues është vetëm kati i parë. Kështu përfundoi etapa e parë e projektit për krijimin e një qendre të re të artit. 85% të mjeteve financiare ishin ofruar nga Mekanizmi financiar i Hapësirës Ekonomike Financiare.
© Foto: Veneta Pavllova
“Ndërtesa e Arsenalit të vjetër ishte rinovuar kështu që të kthehet në një muze të mrekullueshëm me ndihmën financiare falas të Hapësirës Ekonomike Evropiane, të Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit – tha gjatë hapjes së muzeut Shkëlqesia e Saj zonja Tove Skarstejn, ambasadore e Norvegjisë në Sofje. – Norvegjia mbuloi 97% të kësaj ndihme falas duke ofruar 1 milion euro për zbatimin e projektit. Dua të them edhe diçka tjetër – me Këshillin e Ministrave të Bullgarisë nënshkruam një marrëveshje, me të cilën ofrojmë për 5 vitet e ardhshme shumën 125 miliona euro për projekte të ndryshme. 14 miliona do të përdoren për projekte të lidhura me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe me artin bashkëkohor. Kënaqem shumë se pjesa e dytë e këtyre parave do të përdoret për fazën tjetër të këtij projekti.”
© Foto: BGNES
Gjatë etapës së dytë të projektit për renovimin e dy kateve të tjera të ndërtesës së muzeut të artit bashkëkohor do të krijohet një depo për mbrojtjen e veprave të artit figurativ dhe një sallë për ekspozita të përkohshme. Ato do të ndërtohen sipas të gjitha kritereve bashkëkohore. Ekspozita e parë, me të cilën ishte hapur muzeu është e artit bashkëkohor norvegjez dhe është me emër “Paradigma”. Në sallën e katit të parë janë ekspozuar vepra, të dhuruara muzeut , ndër të cilave vepra të Pikasos dhe Shagallit. Ministri i kulturës Vezhdi Rashidov tha se në vazhdim të disa dhjetëvjeçareve në Bullgari nuk ishte hapur asnjë muze të ri dhe tashmë 20 vjet shteti nuk kishte ofruar para nga buxheti shtetëror për blerjen e veprave të piktorëve bullgarë. Ai shpjegoi se për vitin e ardhshëm janë parashikuar shpenzime të tilla nga buxheti. Zëvendës kryeministri dhe ministër i financave Simeon Djankov informoi se më 21 korrik në Pallatin Kombëtar të Kulturës do të hapet një ekspozitë të 10 piktorëve bashkëkohorë bullgarë dhe do të zhvillohet një ankand. Të gjitha veprat e blera do t’i dhurohen muzeut të ri.
© Foto: Veneta Pavllova
“Ky është muzeu i parë për art bashkëkohor jo vetëm në Sofje, për në tërë Bullgarinë – tha gjatë ceremonisë kryebashkiakja e Sofjes Jordanka Fandëkova. – Qyteti ynë tashmë ka një ndërtesë të bukur e të restauruar, ka një vend, ku artistët bashkëkohorë do të gjejnë shtëpinë e tyre. Bashkia dhuroi një park prej gjysmë hektarë rreth muzeut dhe atje tashmë mund të shikohen veprat e para të ekspozuara atje. Shpresoj se kjo do të bëhet një vend shumë i preferuar nga kryeqytetasit. Muzeu i ri do të ndihmojë për kandidaturën e Sofjes që të bëhet kryeqytet kulturor të Evropës gjatë vitit 2019. Pavarësisht nga kriza kryeqyteti lëshon mjaft mjete për financimin e projekteve të ndryshme të krijuesve të rinj në kuadrin e programit “Kultura”. Sivjet tashmë nënshkrova 120 marrëveshje me vlerë të përbashkët 1 milion leva (gjysmë milion euro). Një pjesë e këtyre projekteve mund të realizohen këtu.”
Dhe diçka tjetër – gjatë verës në Sofje do të hapet Muzeu i Artit Totalitar. Hapi tjetër do të jetë krijimi i një kompleksi kombëtar të muzeve, në të cilin do të rruhen vepra të krijuesve bullgarë dhe të huaj.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..