Gjellë të shijshme në bazë të recetave të vjetra të gjysheve, pije të cilat ngrenë gjendjen shpirtërore dhe valle të bukura në mejdan mblodhën gjatë fundjavës së kaluar mbi 400 pjesëmarrës në edicionin e radhës të festivalit “Tryeza e larmishme për vizitë në qytetin tim” në qytetin Kjustendill. Mes miqve kishte dhe shumë turistë të huaj. Deri në këtë moment festivali udhëtues ka qenë për vizitë në mbi 60 vende në të gjithë vendin, duke fituar gjithnjë e më shumë adhurues të kuzhinës tradicionale bullgare dhe mënyrën e shëndetshme të jetesës.
Çdo një edicion të festivalit udhëtues kthehet në një festë të vërtetë jo vetëm të kulinarisë , por dhe të traditave. Pikërisht kjo është ideja e organizatorëve. Tanimë për vit të tretë të radhës Asociacioni për zhvillimin e arteve dhe të artizanaleve paraqet një fushë për shfaqje të bashkësive vendase, të cilët kanë dëshirë të tregojnë recetat e veta, folklorin traditat përpara një publiku të gjerë. Në festival marrin pjesë shumë të rinj kryesisht nxënës dhe studentë nga shkollat e afërta profesionale të gatimit. Kurse në ekspozitën kulinare marrin pjesë amviset vendase, të cilat kanë dëshirë të tërheqin vëmendjen me reliktet e nxjerra të vjetra të llojeve të ndryshme të gjelbrave. Zakonisht nga 100 deri më 200 gjellë të ndryshme nga një rajon të caktuar të Bullgarisë e përmbushin “tryezën e larmishme” të festivalit, duke tërhequr miqtë nga vendi dhe nga jashtë. Për turistët ky është një shkak i shkëlqyer të provojnë dhe gjellë tipike bullgare të përgatitura prej ushqimeve ekologjikisht të pastra dhe të afrohen deri tek magjia e folklorit bullgar. Llarisa Angjellova nga Asociacioni për zhvillimin e arteve dhe të artizanaleve tregon: “Ideja është të tregohen jo vetëm gjellë karakteristike për kuzhinën bullgare, por dhe mënyrën e jetesës të vet bullgarit. Sepse shumë nga këto gjellë janë të lidhura me festat e krishtere kishtare dhe janë kthyer në një pjesë nga traditat dhe nga jeta e bashkësive vendase.”
Duke pasur parasysh natyrën dhe temperamentin e bullgarit, asgjë e çuditshme që çdo një shfaqje kulinare fillon dhe përfundon me një valle të madhe në mejdan. Mes atraksioneve në festë është dhe gara për ngrënie sa më të shpejtë nën titullin “Kush e hëngri fasulen?” “Vjet në fshatin Xhylynica kishim pjesëmarrës nga Amerika dhe ata e fituan garën!” – kujtohet Llarisa Angjellova. Recetat më origjinale, të transmetuara brez pas brezi grumbullohen në një libër të posaçëm, i cili del në gjuhën bullgare dhe angleze dhe vazhdimisht pasurohet me ide të reja për përgatitjen e gjelbrave bullgare. Byreku është “Mbreti” i gjelbrave! Nuk mund ta përfytyroni se çfarë sasie të madhe me byrek hahet në këto festa!” – sqaron Llarisa Angjellova dhe shton:
“Përveç me djathë ai mund të jetë me mbushje të ndryshme. Në disa vende e quajnë byrek, kurse në vende të tjera lluçnik, patatnik, zellnik e të tjera në varësi nga zarzavatet e futura brenda. Çdo një shtëpiake e di se, byreku mund të përgatitet me petë të gatshme, me petë të shtruara, të tërhequra, me petë të thara e të tjera. Ky specialitet tipik shkakton një interes të madh. Prandaj gjatë kohës së “Tryezës së larmishme” byreku përgatitet në një sasi të madhe, zbukurohet më vonë dhe gjithmonë ofrohet me një buzëqeshje nga ndonjë vajzë të veshur në rroba tipike folklorike. Përveç kësaj është tepër e madhe sasia e gjelbrave prej mishit të derrit dhe të qengjit, të cilët marrin pjesë në këto ekspozita! Del se tryeza bullgare është e njohur dhe me shumë gjellë interesante, të përgatitura jo vetëm me fasulen dhe orizin tradicional, por dhe me perime, nga të cilat janë të huaja dhe hyjnë në kuzhinën tonë në sajë të globalizimit.”
Nuk janë lënë pas dore dhe vogëlushët. Përveç se mund të provojnë nga gjërat e shijshme të “tryezës së larmishme”, ata kanë mundësi dhe t’i pikturojnë. Edicioni tjetër i festivalit do të jetë më 25 korrik në Sofje. Kjo do të jetë një festë e re e plotë me shumë valle dhe dëfrime.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Veneta Nikollova
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..