Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimet “Arkeologë të vitit”

Arkeologët e dekoruar (nga e majta në të djathtë): Georgi Nehrizov, Pavlina Vlladkova, Totko Stojanov, Krasimir Nikov dhe Hristo Popov
Foto: BGNES
Ditët e para të vitit të ri 2012 pestë arkeologë bullgarë morën dekorata për kontributin e vet në zhvillimin e shkencës arkeologjike dhe në popullarizimin e trashëgimisë kulturore historike të vendit gjatë vitit të kaluar 2011. Vitin e dytë me radhë Ministria e Kulturës dorëzon dallime, që janë një shprehje simbolike e respektit të shtetit bullgar ndaj zbulimit dhe ruajtjes së monumenteve të lashta në trojet tona. Shkencëtarët e dekoruar me fletë nderi u caktuan nga një komision, që përbëhej vetëm nga kolegë të tyre – arkeologë.

Në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve, pestë arkeologët deklaruan, se e pranojnë dekoratat për punën e vet në emër të të gjithë pjesëmarrësve të ekspeditave të shumta arkeologjike në mbarë vendin. Doktori Hristo Popov së bashku me arkeologun Krasimir Nikov, që janë ndër të dekoruarit, udhëheqin gërmimet arkeologjike të minierës më të vjetër për nxjerrjen e floririt në Evropë. Ajo ndodhet në kodrinën Ada tepe, disa kilometra larg qytetit Krumovgrad të Bullgarisë Jugore. Për gërmimet aty, arkeologu Hristo Popov tregon: “Gërmimet përbëjnë një minierë nga epoka e vonshme e bronzit. Viti 2011 ishte shumë i vështirë për ne, sepse pothuajse nëntë muaj punuam në terren. Objekti provokoi interesin e madh si ndër rrethet shkencore, ashtu edhe ndër njerëzit e zakonshëm. Floriri gjithnjë ka tërhequr interesin e shoqërisë. Mirëpo, arkeologët shfaqin një interes të theksuar ndaj teknologjisë së nxjerrjes dhe ndaj asaj, që zbulohet si informacion për mënyrën e jetesës së popullsisë gjatë kësaj periudhe. Gërmimet u realizuan në bashkëpunim me shkencëtarë nga Gjermania, Belgjika, Skocia. Në këtë projekt marrin pjesë më se dhjetë institucione shkencore – gjashtë bullgare dhe katër të huaj. Akoma kemi shumë punë për t’u realizuar. Mezi pas kësaj do të përpunojmë informacionin e grumbulluar.”

Për punën e vet u dallua edhe docentja Pavlina Vlladkova nga Muzeu Regjional Historik në qytetin Veliko Tërnovo. Gjatë vitit 2011 ajo mori pjesë në dy ekspedita ndërkombëtare. Me një kolektiv të shkencëtarëve bullgarë dhe polakë, ajo punoi në gërmimet e një kampi romak në Nove. Ky është emri i një vendbanimi antik në afërsi të qytetit të sotëm bullgar Svishtov, buzë Danubit. Ekipi i dytë, në të cilin mori pjesë docentja Vlladkova studionte një qytet tjetër antik romak – Nikopolis ad Istrum, që shtrihet në 18 kilometra larg kryeqytetit të vjetër bullgar Veliko Tërnovo. Lidhur me këtë docentja Vlladkova shpjegon: “Edhe gjatë vitit 2012 do të vazhdojnë gërmimet e të dy objekteve. Në ekspeditat marrin pjesë edhe shumë studentë, gjë që është shumë e mirë. Në të dy ekspeditat marrin pjesë studentë nga disa universitete polake dhe britanike, si dhe nga Universitetet e qyteteve Sofje dhe Veliko Tërnovo. Është shumë mirë, që studentët kanë mundësi të mësojnë dhe të pasurojnë dituritë e veta në fushën e arkeologjisë duke u përfshirë në ekspedita të tilla.”

Për studimet e bëra gjatë vitit 2011 u dalluan edhe arkeologët Petko Stojanov dhe Georgi Nehrizov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD