Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfidat demografike përpara Bullgarisë

Nëse ruhet tendenca e rënies së natalitetit, gjatë vitit 2050 popullsia e Bullgarisë do të numërojë 5,5 milionë veta.
Foto: arkiv
Në kohëra, kur bota tronditet nga pasiguria financiare, Bullgaria mbetet një vend me një sistem stabil financiar. Ky stabilitet në plan makroekonomik konstatohet me rrogat më të ulëta dhe pensione në Evropë, që ku vjen dhe konsumi i pakësuar. Varfëria, në kurthin e të cilit, sipas ekspertëve janë rreth 25% nga bullgarët, i detyron të rinjtë të emigrojnë në shtete të tjera, ku standardi i jetesës është më i lartë. Që nga viti 1990 rreth 1 milionë bullgarë kanë ikur nga vendi dhe kanë gjetur punë jashtë. Në kohëra të krizës dhe të uljes drastike të investimeve, ata dalin investuesi më i madh te ne. Vetëm gjatë vitit 2011 emigrantët kanë dërguar në Bullgari 700 milionë euro.

Amulli ekonomike, vështirësitë përpara familjeve bullgare gjatë 2 vjetëve të fundit natyrisht që çuan përsëri deri në ulje të lindjeve. Dhe pavarësisht dhe shumë ngadalë, ajo pati filluar të rritet pas vitit 2000. Njëkohësisht numri i popullsisë në moshë mbi 64 vjeç po shtohet. Pritjet e statistikave janë se gjatë vitit 2011 bullgarët e porsalindur të jenë me 5000 më pak në krahasim me vitin e mëparshëm. E ripohon dhe Mariana Koceva, drejtorja e Institutit Kombëtar të Statistikës.

© Foto: BGNES


“Në qoftë se kishte një tendencë pozitive të rritjes së lindjeve gjatë disa vjetëve të fundit. Kriza dha ndikimin e vet dhe në fakt gjatë viteve 2010 dhe 2011 filloi përsëri të vihet re një ulje e lindjeve. Kjo tendencë mund të kthehet, në qoftë se para së gjithësh përmirësohen kushtet ekonomike në vend.”

Gjatë vitit 1990 bullgaret në një moshë kur mund të kenë fëmijë janë pak mbi 2 milionë, gjatë vitit 2010 numri i tyre është ulur deri në 1 milionë e 757 mijë, tregojnë të dhënat e statistikës. Dhe akoma: po shtohet mosha mesatare për lindje të fëmijës së parë – ajo tanimë është 26 vjeç, derisa gjatë vitit 1995 ka qenë 22 vjeç. Me rritjen e nivelit të arsimit të grave pakësohet numri mesatar i fëmijëve të lindur të gjallë. Një çerek nga bullgaret në moshë midis 30-34 vjeç dhe pak mbi 16% nga gratë në moshë midis 35-39 vjeç nuk kanë lindur fëmijë. “Tronditëse janë dhe shifrat e zhvillimit tonë demografik, të rinjtë nuk nxitojnë të martohen dhe e shtyjnë lindjen e fëmijëve”, thotë doktori Totko Najdenov, specialist mbi mjekësinë sociale, baba i 4 fëmijëve, kryeredaktor i gazetës “Mjeku bullgar” dhe autor i shumë librave.

“Unë prej kohe jam frikësuar. Akoma gjatë vitit 1988 botova një nga librat e mi – “Fëmijët, pa të cilët nuk mundemi”. Në të, unë konstatoja se pas 300 vjetëve do të vdesë bullgari i fundit. Gjatë kësaj kohe treguesit demografik ishin relativisht të mirë – plus 2,1 në njëmijë. Domethënë në 1000 veta jemi shtuar me 2,1, me fjalë të tjera me pak më shumë se 2 veta. Por tani treguesit demografik janë minus 5,2 në njëmijë dhe çdo vit pakësohemi me 40 mijë. Me një fjalë – rreth 120 mijë veta vdesin, kurse lindin rreth 80 mijë fëmijë. Për vitin 2011 vizatohet, se jo 80 mijë, por pak mbi 70 mijë fëmijë do të kenë lindur. Kjo flet se, Bullgaria po pakësohet çdo vit me 40-45 mijë veta. Nuk ka vend tjetër në botë kaq shpejt plakës, që tretet kaq shpejt. Por mjerisht është kështu.”

Vendi ynë vazhdon të jetë mes 3 shteteve të para në Bashkimin Evropian për nga mortaliteti i fëmijëve, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikës. Mbi këtë tregues jemi në vend të dytë pas Rumanisë fqinje. Sipas të dhënave të parashikuara gjatë vitit 2015, bullgarët në moshë deri më 14 vjeç do të jenë pothuajse 994 mijë, gjatë një popullsie në vend pak mbi 7 milionë veta. Në qoftë se tendenca ruhet, gjatë vitit 2050, fëmijët deri në moshë 14 vjeç tek ne do të pakësohen në mënyrë drastike deri në 720 mijë, kurse popullsia e Bullgarisë do të numërojë 5,5 milionë veta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..

botuar më 25-02-09 7.30.PD

Kostumet autentike nga filmi i paharrueshëm "Kapedani Petko Vojvoda" janë ekspozuar në Varna

Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..

botuar më 25-02-08 8.30.PD