Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë e madhe kushtuar Shoqatës së piktorëve të rinj

Foto: BGNES

Deri më 4 mars në Galerinë e arteve të Sofjes paraqitet një prej bashkimeve më interesante krijuese në artin bullgar – Shoqata e piktorëve të rinj. Ajo u themelua në vitin 1931 dhe ekzistonte deri në vitin 1944, kur në vend u vendos udhëheqja prosovjetike. Në fakt bashkimi i artistëve te ne, që merren me arte figurative, filloi që në fillim të shekullit të XX. Deri në mes të shekullit ata ishin bashkuar në formacione të ndryshme në varësi nga pikëpamjet e tyre krijuese, nga mënyra e tyre e punës. Kuptohet, në vazhdim të kohës, disa prej piktorëve i ndryshojnë pikëpamjet e tyre, disa të tjerë largohen nga vendi etj.

Adelina FilevaInteresantja është se gjatë kësaj periudhe ata bashkohen sipas parimeve të tyre artistike, përfshi këtu qëndrimin e tyre ndaj artit evropian – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Adelina Fileva, drejtoreshë e Galerisë së arteve në Sofje. – Në një shoqëri mund të shohim njerëz, të cilat janë me biografi të ndryshme, me përkatësi të ndryshme politike, me profesione të ndryshme. Disa punojnë si pedagogë, disa të tjerë merren me veprimtari të tjera, por në përgjithësi kjo që i bashkon është pikërisht arti, zgjidhja e problemeve të tij plastike dhe të kompozicionit. Gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar vëzhgohej një dëshirë për ndryshim. Kjo që e dallon Shoqatën e piktorëve të rinj është fakti se këta janë njerëz të rinj. Shumica prej tyre kanë mbaruar arsim para pak kohe. Ata duan ndryshim dhe ky ndryshim sipas tyre është lidhur me paraqitjen e realitetit dhe të njerëzve të zakonshëm në art. Në të njëjtën kohë arti sipas tyre duhet t’u jetë nënshtruar parimeve të modernizimit në pikturë, grafikë dhe skulpturë.

Numri i Të Rinjve nuk është i vogël – 67 meshkuj dhe femra. Kuptohet ka pasur dhe një bërthamë të qëndrueshme, ka pasur dhe piktorë, të cilët kanë qenë anëtarë të Shoqatës për një periudhë më të shkurtër. Në ekspozitën, kushtuar përvjetorit të 80 të Shoqatës, ka një libër me të dhëna kureshtare: si piktorët e kanë paguar vetë kuotën e anëtarësisë, çfarë shpenzimesh kanë pasur, sa kanë qenë të ardhurat e ekspozitave të tyre të përbashkëta etj.

Sa për Të Rinjtë, ata kanë jetuar në një kohë të trazuar. Pas Luftës së dytë botërore ata kanë qenë në majën e tyre krijuese, tashmë me arritje serioze. Kanë udhëtuar mjaftë në Evropë, kanë punuar gjithashtu në Bullgari, kanë pasur mjaftë ekspozita. Mirëpo pas ndërrimit të sistemit politik, ata u shpallën formalistë. Shumë prej tyre tërhiqen nga jeta artistike. Kuptohet, ndër Të Rinjtë ka krijues, të cilët ishin lidhur me idenë e majtë edhe para vitit 1944, por madje ata i kanë pasur dramat e veta. Në vitin 1981 Svetlin Rusev, kryetar i Bashkimit të piktorëve bullgarë, vendosi të organizojë një ekspozitë, kushtuar përvjetorit të 50-të të Shoqatës. Shkaku është se ai është mësuar nga ata dhe është emocionuar nga krijimtaria e tyre.

Duhet të jemi të qartë se kjo shoqatë, këta breza piktorësh, të cilët kanë krijuar gjatë Luftës së dytë botërore dhe gjatë periudhës së mëtejshme të ndryshimeve, janë mësues të një brezi krijuesish gjatë viteve 60, të cilët kanë kontribuuar shumë për zhvillimin e artit – shënon Adelina Fileva. – Në fakt pikërisht këta krijues me përvojën dhe dituritë e tyre e kthen ngjyrën në pikturën bullgare. Ata e ndihmuan shumë zhvillimin e gjinive, sepse që nga viti 1947 deri në vitet 50 në artin bullgar u zhdukën gjini të tërësishme. Bëhet fjalë për trupin lakuriq, për natyrë të qetë, për portretin e zakonshëm fëmijëror, femëror, ose mashkullor, madje peizazhi nuk ishte interesant në atë kohë. Atëherë ishin me rëndësi kompozimet, të cilat duhej të paraqisnin atmosferën e punës: uzinat, fabrikat, puna në fushë, portretet e udhëheqësve të shquar politikë. Kështu qe kur gjatë viteve 60 filloi një rikthim drejt shumëllojshmërisë së artit bullgar, pikërisht piktorët e rinj mbanin lidhje me brezin e Të Rinjve të dikurshëm. Prandaj artistët e Shoqatës së piktorëve të rinj luajtën një rol të madh si gjatë viteve 30 dhe 40, kështu dhe pas kësaj gjatë viteve 60.

Në ekspozitën e Galerisë së arteve në Sofje vizituesit mund të shohin veprat e 67 autorëve. Ndër to janë portretet dhe kompozimet e Kirill Conevit, Stojan Sotirovit dhe Benço Obreshkovit, peizazhe dhe natyra të qeta të David Perec, vepra grafike të Veselin Stajkovit, skulptura të Ivan Funevit dhe të Vaska Emanuillovës dhe shumë vepra të tjera, të krijuara nga piktorët e talentuar bullgarë. Në shtyllat në sallat e galerisë janë vendosur publikime të kritikës në shtypin e dikurshëm, kushtuar Piktorëve të rinj. Në galerinë “Vaska Emanuillova”, e cila është filial i Galerisë së arteve të Sofjes, është paraqitur një ekspozitë dokumentare për to. Ka dhe një program filmash, i cili rrëfen për kohën e tyre, për shoqatën e tyre dhe për disa piktorë të veçantë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD