Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ariana Zherka-Hoxha: “Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Kosovës – tradicionalisht jashtëzakonisht të mira”

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bullgari, Sh. S. Znj. Ariana Zherka-Hoxha
Foto: arkiv personal
Vetëm një muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shteti i ri në Ballkan është njohur nga 35 vende anëtare të OKB-së, ndër të cilat edhe Bullgaria. Më 20 mars 2008 Bullgaria njohu pavarësinë e Kosovës.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve u thelluan dhe brenda një viti u hapën ambasadat në Sofje dhe Prishtinë. Gjatë këtyre katër vjetëve Republika e Bullgarisë dhe Republika e Kosovës i shtrënguan duart në nivele të ndryshme. Vetëm gjatë 2011-ës u nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe. Ministrat e Punëve të Jashtme të të dyja shteteve, z. Nikollaj Mlladenov dhe z. Enver Hoxhaj, nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim mes dy ministrive dhe një marrëveshje ndërqeveritare për transport të mallrave dhe pasagjerëve. Bashkëpunim aktiv kishte mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës. Dy ministrat z. Mirosllav Najdenov dhe znj. Mimoza Kusari Lila patën takime të suksesshme në Sofje dhe Prishtinë në lidhje me forcimin e partneritetit tregtar.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Bullgaria vazhdimisht e përkrah në proceset e tij të ndërtimit të shtetit. Gjatë 2011-ës një delegacion i Kuvendit Popullor të Republikës së Kosovës në krye me sekretarin e tij të përgjithshëm z. Ismet Krasniqi u njoh me punën e Parlamentit të Bullgarisë, veçanërisht me organizimin e Zyrës për Media dhe Marrëdhënie me publikun. Në fund të vitit të kaluar nëpunës ushtarakë të FSK-së patën trajnime në Bullgari në sferën e veprimeve shpëtuese në rast aksidentesh.

Bullgaria dhe Kosova hapën një rrugë të re edhe në fushën e kulturës. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Prof. Dr. Sali Bashota dhe drejtorja e Bibliotekës së Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”, znj. Anna Angellova nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

Vetëm disa ditë para datës 17 shkurt në Bullgari doli nga shtypi libri i Kalojan Simeonovit “Kosova – shikim drejt së ardhmes”, ku autori shqyrton çështjet historike, politike e njerëzore në Kosovë që prej periudhës së Perandorisë Osmane.

Po të doni të dëgjoni intervistën me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Bullgari, znj. Ariana Zherka-Hoxha, klikoni mbi ikonën AUDIO.
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare mbush 90 vjet – një histori krenarie dhe pa paragjykime!

Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..

botuar më 25-01-25 8.20.PD

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD