Maria Ilieva është ndër këngëtaret më të talentuara, tërheqëse, simpatike dhe inteligjente të skenës muzikore të Bullgarisë. Tashmë 10 vjet ajo me sukses bën karrierën e saj të solistes. Ka fituar shumë çmime të edicioneve të ndryshme të konkurseve të muzikës. Disa herë është dekoruar me çmimin “Interpretues i vitit”. Të gjithë ne jemi në kërkim të formulës së suksesit, sipas Maria Ilievës ajo mbështetet në talent, disiplinë, besim dhe fat.
“Muzika rrjedh në venat e mia – pohon Maria Ilieva. – Prindërit i kamë muzikantë. Mamaja ime Vanja Moneva është dirigjente e korit dhe ka themeluar korin “Zërat e Kozmosit”, të cilin e drejton. Para shumë vjetësh, në sajë të interpretimeve të korit unë u dashurova pas muzikës popullore bullgare, e cila përmban gjithë historinë dhe energjinë e popullit tonë. Kjo është muzika e cila çdo herë kur e dëgjoj më bën që të dridhem. Babi im është mjeshtër koncerti në Orkestrën Frymore të Sofjes. Ai quhet Krasimir Iliev dhe është një klarinetist shumë i talentuar. Kur isha e moshës pesëvjeçare fillova t’i bija pianos, kurse gjashtëvjeçarja – të këndoja në korin e mamait. Këndimi gjithmonë më ka tërhequr vëmendjen si një proces, si një përjetim në plan profesional. Ndërkohë dëgjoja lloje të ndryshme të muzikës. Në shtëpi i kishim në dispozicion të gjitha pllakat e gramafonit të “Beatles”-ave, të artistëve francezë dhe atyre italianë, që atëherë ishin të njohur. Vazhdova të këndoja në kor deri në momentin, kur u larguam nga qyteti i vendlindjes Veliko Tërnovo dhe u vendosëm në Sofje. Kur mësova se e kam karakterin e fuqishëm dhe kur fillova të ndërtojë personalitetin tim, vendosa të nisem me hapa të sigurt në rrugën muzikore. Mbase, edhe pse muzika gjithmonë ka qenë rreth e rrotull meje. Realisht, kam mbaruar Gjimnazin e Matematikës në Sofje dhe për mendimin tim matematika është baza e çdo arti. Besoj se kur gjendet mënyra e përshtatshme dhe qëndrimi i drejtë ndaj një të riu, ai mund të nxitet kaq shumë pa hasur vështirësitë e lëndës përkatëse. Mësuesit i kisha shumë të mirë. Për sa u përket atyre të muzikës, jam mësuar prej më të mirëve, qoftë prej profesionalistëve të muzikës klasike, qoftë prej atyre të muzikës popullore, po ashtu shumë kam mësuar prej interpretuesve më të mëdhenjtë të muzikës rock dhe metal. Nuk ka lidhje cilit stili i përket muzikanti, nëse është i aftë në muzikën që bën. Gjithmonë mund të mësosh prej tij.”
© Foto: BGNES
© Foto: BGNES
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..