Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak sfida, sepse ata po planifikojnë dy turne - një turne kombëtar dhe një turne botëror.
Turneu kombëtar 2025 fillon me një koncert më 7 shkurt në Sofje dhe vazhdon në Varna, Plovdiv dhe Stara Zagora. Më pas, muzikantët nisen për në Gjermani, ku më 22 shkurt në Mjunster do të mbajnë një koncert me ftesë të Shoqatës Kulturore Bullgare "Bullgaria e Vogël".
Duke filluar nga 27 shkurti, ata do të nisin një turne botëror dy mujor në kontinente të ndryshme. Fillon në Dubai, e ndjekur nga Tokio dhe Honolulu. Më 7 mars do të jetë koncerti i tyre i parë në kontinentin e Amerikës së Veriut.
"Ne duam t'i bëjmë këto koncerte - thotë kitaristi dhe autor kryesor i muzikës së B.T.R., Sllavço Nikollov, i cili bëri një turne në disa prej këtyre vendeve me supergrupin bullgar "Fondaciata" disa vite më parë, por pritjet nuk janë më pak emocionuese tani. – Për B.T.R. ky do të jetë koncerti i parë në Tokio. Ne gjithashtu do të luajmë në Honolulu për herë të parë. Ka disa qytete në Shtetet e Bashkuara që nuk i kemi vizituar në turnetë tanë të mëparshëm. Është gjithmonë emocionuese të takosh një publik të ndryshëm dhe të marrësh vlerësimin e njerëzve që na shikojnë drejtpërdrejt për herë të parë.”
I pyetur se çfarë lloj publiku presin në turneun e tyre botëror, bateristi i B.T.R. Ilijan Dikov përgjigjet:
"Të ndryshme, por kryesisht bullgare. Sepse ne jemi një grup që kemi 30 vjet që mbështetemi në gjuhën amtare, kështu që bullgarët janë publiku kryesor.Sigurisht, me ta ka gjithmonë miq, të njohur, të dashur, bashkëshorte, bashkëshortë... Pra në koncerte kemi edhe jo pak miq që janë të një etnie tjetër përveç bullgarëve."
I fundit nga gjithsej 26 koncertet në "Turneun Botëror 2025" të B.T.R. planifikohet për 13 prill në Kanada. Nga atje muzikantët kthehen në Bullgari për të rifilluar turneun e tyre kombëtar në teatrot verore në vend, i cili tradicionalisht do të përfundojë me një koncert të madh më 8 tetor në Sofje.
Muzikantët e formacionit B.T.R kanë ndërmend të përfshijnë në koncerte shumë këngë të vjetra, si dhe më të rejat që u pëlqyen nga fansat që në dëgjimin e parë.
Një nga dhjetëra hitet e formacionit B.T.R. është "100 Shpresa" nga albumi i vitit 2014 "Pse". Kënga është e bazuar në muzikën e Sllavço Nikollovit, tekstin e Aleksandër Petrovit, ndërsa aranzhimi është i grupit. Muzikantët e ftuar përfshijnë Stojan Jankullov - Stunxhi bateri, Kirill Nikollov - gajde dhe Jasen Vellçev - tastierë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ B.T.R.
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje...