Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Etnologia Vesellka Tonçeva studion bashkësitë bullgare jashtë vendit

БНР Новини
Foto: arkiv personal
Doc. dr. Vesellka Tonçeva është etnomuzikologe dhe etnologe. Ajo është pjesë e stafit akademik të Institutit të Etnologjisë dhe Folkloristikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Interesi i saj ndaj formave të vjetra të traditave bullgare shpeshherë e çon në vende të pazakonshme, qasja te të cilat është e vështirë. Fatmirësisht ajo është shumë pas aventurave dhe karakteri që e ka padyshim lehtëson punën e saj. Vesellka Tonçeva ka lindur në qytetin në veri të Bullgarisë – Pleven. Nga koha e fëmijërisë kujton vallet e Diko Ilievit, mjeshtrit të muzikës sonë popullore.

“Ka një fshat që gjendet mes qyteteve Loveç dhe Pleven, ku ka lindur babai im – tregon etnologia Tonçeva. – Më kujtoi se kur isha fëmijë dëgjoja muzikë frymore dhe vallëzoja në ritmet e këngëve të Diko Ilievit. Mbarova shkollën muzikore të Plevenit në degën e fizarmonikës. Ky nuk është instrument karakteristik i muzikës popullore. Sa për degën e etnomuzikologjisë, e zgjodha atë, kur isha në Akademinë Kombëtare të Muzikës, për shkak të akademikut Nikollaj Kaufman. Për mendimin tim ai është një njeri me përvojë shumë të madhe dhe ka njohuri në shumë fusha të ndryshme. Vitet e fundit e lejoj veten që të prezantohem si etnologe, sepse lexova shumë dhe fitova eksperiencë në punën në terren. Nuk mund të mbyllesha vetëm në njohuritë me të cilat disponoj në fushën e muzikës. Traditat popullore përfaqësojnë një botë mjaft interesante, të ndryshme dhe shumë të pasur. Ta gjesh veten në një vend të izoluar dhe të kthehesh një-dy shekuj mbrapa në kohë, të zbulosh forma të veçanta të muzikës, valleve dhe zakoneve... Asgjë tjetër nuk krahasohet me këto emocione. Hasjen e parë me traditat e dikurshme e kisha në malet e Tetevenit, Bullgari Veriore, ku studiova kulturën e bullgarëve myslimanë. Rreth kësaj bashkësie u përqendrova në tezën e doktoraturës, udhëheqësja e së cilës ishte prof. Dimitrina Kaufman. Në disa fshatra të rajonit të Tetevenit, ku njerëzit kanë qenë të izoluar, interpretohen këngë që askush nuk i di. Struktura e interpretimeve është shumë arkaike. Kam incizuar, deshifruar dhe regjistruar me nota 200 këngë që bashkëngjita ndaj tekstit të doktoraturës.”

Vesellka Tonçeva është autore e dhjetëra filmave televizivë dhe dokumentarë me theks mbi festa dhe zakone të ndryshme. Ka një film kushtuar zakonit të veçantë të zbukurimit të nuses. Nuses i lyhet fytyra me të bardhë dhe i ngjitin rruaza. Ky zakon haset në vend vetëm te bullgarët myslimanë. Duke studiuar zakonet, etnologia bashkëjeton me bashkësinë përkatëse. Interesi i saj është drejtuar kryesisht ndaj grupeve të mbyllura etnike dhe fetare.

“Format e vjetra të jetesës hasen pikërisht në bashkësitë e mbyllura, sepse duke pasur identitet të ndryshëm dhe duke praktikuar fe të ndryshme se ajo e masës, normalisht mbyllesh në vetvete për t’u ruajtur – sqaron Vesellka Tonçeva. – Ka shumë shembuj që e dëshmojnë këtë. Bullgarët në Shqipëri, mes të cilëve punoj vitet e fundit, kështu të thuhet “kanë konservuar” zakone, tradita dhe këngë. Ata jetojnë në Shqipëri prej viteve 1912-1913 dhe popullojnë fshatrat e Gollobordës. Andej lart rruga malore që nuk është e asfaltuar u ndërtua më 1937. Bashkësia e Gollobordës e quan gjuhën “bugarski jozik”. Sipas linguistikëve ajo është pjesë e të folmeve bullgare perëndimore. Studimet e mia rreth bullgarëve në Shqipëri i kam mbledhur në dy botime. Aktualisht punoj mbi të tretin. Zakoni i dasmës ruhet shumë mirë. Këngë që kemi lexuar vetëm në letërsinë shkencore te bullgarët e Gollobordës interpretohen në çdo festë. Të njëjtat motive i kam vështruar te goranët. Andej isha e pranishme në një dasmë që u zhvillua në vazhdim të një jave. Para disa vitesh në Bullgari nuk dihej gjë për goranët. Deri tani askush nuk ka deklaruar pozitë shkencore cilës origjinë i përkasin banorët e Gorës. Personalisht unë i konsideroj si “goranë” apo “nashenci” siç e quajnë veten ata. “Nashenec” do të thotë i yti, që i përket neve, dhe vjen nga përemri pronor ynë. Andej regjistroj rite, zakone dhe festa të ndryshme, po ashtu mbledh përralla. Bëj paralele midis bashkësisë së Gollobordës dhe asaj të Gorës. Problemi kryesor ka të bëjë me faktin se mua më intereson gjithçka. Mirëpo, koha kurrë nuk mjafton. Nga ana tjetër udhëtimet realizohen vështirësish.”

Etnomuzikologia Vesellka Tonçeva ka studiuar emigrantët bullgarë. Më shumë vëmendje u ka kushtuar zakoneve bashkëkohore të bullgarëve në Vjenë. “Para pak kohe u përqendrova mbi bashkatdhetarët tanë në Vjenë – tregon Vesellka Tonçeva. – Çështjet e kësaj bashkësie janë moderne. Bullgarët në kryeqytetin e Austrisë thjesht kanë transmetuar kulturën tonë. Dëgjojnë muzikë bullgare, gatuajnë gjella tradicionale të kuzhinës bullgare dhe hyjnë në valle popullore. Studimi që bëra andej ishte në lidhje me muzikën si bazë për ruajtjen e identitetit duke qëndruar në një vend të huaj. Jeta e bashkatdhetarëve tanë në Vjenë nuk është fare e lehtë – çdo ditë ata duhet të provojnë veten në një situatë dinamike shoqërore e kulturore. Së bashku mblidhen në një klub të valleve bullgare. Vëllezërit Aleksandër dhe Konstantin Vlladigerovi, të cilët prej kohësh jetojnë në Vjenë, janë dukuri në kulturën austriake. Të gjithë i lidhin me Bullgarinë. Muzika e tyre bazohet në shumë elemente folklorike. Një bullgar tjetër i njohur në skenën botërore të muzikës është Martin Lybenov i cili i bie fizarmonikës. Në Vjenë ka një restorant bullgar, i cili quhet Pleven i emrit të vendlindjes sime. Pronarët e tij janë ish-interpretuesit e Ansamblit të Folklorit të Veriut. Në restorant vijnë shumë bullgarë. Të rinj pohojnë se para se të largohen nga atdheu, nuk janë interesuar për muzikën popullore. Duke u përplasur me kulturën e huaj, ata janë mbështetur pikërisht te folklori që të ruajnë identitetin e vet. Këtë e kanë bërë edhe bullgarët e Gollobordës, pavarësisht nga kushtet e ndryshme historike – e kanë mbyllur veten në zakonet dhe traditat e tyre si qëndrim mbrojtës.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv personal

По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD