Para disa ditësh një operator tonë turistik braktisi 38 turistë bullgarë në vendpushimin turk Marmaris. Bashkatdhetarët tanë duhej a të ikin nga dhomat në hotel, a t’i paguajnë sërish pushimet. Për çfarë bëhet fjalë? Paratë e turistëve nuk kanë qenë të transferuara në Turqi. Mosmarrëveshja shpërtheu një javë pasi i njëjti operator turistik, i cili është mes të mëdhenjve në tregun bullgar, braktisi 88 bullgarë të tjerë në Spanjë. Kompania ra në falimentim, por tensioni po rritet, sepse ky nuk është rasti i parë i mashtrimit.
Përfaqësuesit nga dega janë të mendimit se duhet të ndryshohet Ligji i Turizmit në Bullgari. Ata propozojnë që të hapet një fond i garantimit, i cili të mbulojë detyrimet e pashlyera të kompanive të falimentuara ndaj partnerëve të tyre. Kështu p.sh., nëse hotelieri nuk merret vesh me operatorin turistik, të mos i shqetësojë turistët, por mund t’i drejtohet drejtpërdrejt fondit të garantimit.
Çfarë është gjendja aktuale në tregun turistik në Bullgari?
Ekspertët parashikojnë edhe falimentime të tjera, por nuk dihet kur do të ndodhin ato. Ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit gjithnjë e më shumë bullgarë bëjnë pushime jashtë vendit. Kësaj vere udhëtimet në vende të tjera u rritën me 50 për qind. Turistët bullgarë preferojnë fluturimet çarter dhe pushimet all-inclusive. Në treg u shtuan kërkesat për pushime sa më të lira. Kjo e shkaktoi uljen e konsiderueshme të çmimeve. Po ashtu filloi bumi i sajteve masive të blerjes, ku operatorët turistikë dhe hotelierët spekulojnë me paketat shumë të lira me qëllim marketingu. Për të tërhequr klientë shumë firma punojnë me taksë minimale dhe nuk shlyejnë detyrimet ndaj partnerëve të tyre. Ekspertët paralajmërojnë se kjo situatë do të vështirësohet edhe më tepër. Më të kërcënuarat janë firmat që ofrojnë pushime jashtë vendit dhe fluturime çarter. Kompanitë ajrore dhe hotelierët gjithashtu bëhen viktima, sepse mbështeten në operatorët turistikë për të shërbyer më shumë klientë. Fatkeqësisht në raste të tilla më i prekuri është konsumatori.
Të ngelesh në aeroport 8 orë, sepse kompania ajrore shtyn pagesën e furnizimit me lëndë djegëse – kjo ndodh shpeshherë. Në mes të stinës së verës disa turistë bullgarë patën probleme edhe në Greqi. Hotelieri iu kishte marrë dokumentet dhe bagazhin derisa operatori turistik bullgar të plotësonte detyrimet e veta. Qenkan shumë shembuj të tillë. Falimentime të kompanive turistike vërehen edhe jashtë vendit. Situata është e komplikuar dhe po vështirësohet, sepse çdo shërbim shkon lartë. Çmimet e lëndëve djegëse rriten, taksat në aeroporte gjithashtu etj. Problemi në Bullgari është se mungon një mekanizëm mbrojtës i cili ta shpëtojë konsumatorin nga “kurthet turistike”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Nikollova
Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..
Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..