Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Plevneliev: “Le ta kursejmë energjinë elektrike”

Presidenti Plevneliev ia dorëzoi çmimin qytet më të gjelbër kryebashkiakes Jordanka Fandëkova
Foto: BGNES
Për vit të dytë me radhë në prag të festave të fundvitit u dalluan “qytetet më të gjelbra” në Bullgari. Vitin e kaluar kriteret kryesore kishin të bënin me gjelbërimin, rrugët e posaçme për biçikleta etj. Sivjet theksi u vë mbi efikasitetin energjetik. Ministria e Mjedisit ishte organizatore e Fushatës kombëtare “Bullgaria e Gjelbër”, pjesë e së cilës është konkursi “Qyteti më i gjelbër”. Bashkitë në vend garuan se cila sa ka pakësuar emisionet e gazit serrë dhe sa energji elektrike ka kursyer në bazë të masave të ndërmarra për efikasitet energjetik.

Më 12 dhjetor u mbajt ceremonia e dekorimit në Muzeun “Toka dhe njerëzit” në Sofje. Presidenti Plevneliev theksoi: “Nëse punojnë në paqe, kemi paqe, nëse punojmë për luftë, jemi në luftë. Nëse konsumojmë pa llogari, do të shndërrojmë planetin tonë në shkretëtirë – tha presidenti. – Nëse besojmë se energjia e kursyer është energjia më e lirë, atëherë duhet të startojmë programin e efikasitetit energjetik në vlerë miliarda euro. Bullgaria ka vizionin e saj të qartë – do të investojmë në efikasitetin energjetik. Sot kur konsumi i energjisë elektrike është tepër, kur shumë vendbanime janë kërcënuar me popullim të madh, Bullgaria e ka shansin të shndërrohet në një Zvicër të vogël në rajon, duke bërë politika të mira dhe duke përfituar nga puna e ekspertëve.”

Në Sofje kreu i shtetit bullgar dha çmimin në kategorinë e qyteteve më të mëdha të gjelbra, kurse në qytetin Koçerinovo, Bullgari Perëndimore – në kategorinë e komunave. Kryeqyteti u dekorua falë masave të ndërmarra për efikasitet energjetik që efikasitet ka çuar në kursimin e më se 10 kg dyoksid karboni për frymë.

“Dy vitet e fundit në më se 100 ndërtesa bashkiake u ndërmorën masa për efikasitet energjetik. Bëhet fjalë për shkolla dhe kopshte të fëmijëve – sqaroi kryebashkiakja Jordanka Fandëkova. – Kemi fituar disa projekte të fondit “Kozlloduj” për një efikasitet të plotë energjetik në 23 kopshte dhe 7 shkolla që projekte do të zbarojmë vitin në vijim. Po ashtu kemi fituar një projekt për ndriçimin e qytetit. Ky projekt parashikon menaxhim të sistemit të ndriçimit dhe zëvendësim me llamba të kursimit të energjisë elektrike. Do të realizojmë edhe projekte të tjera në të ardhmen.”

“Mendo në të gjelbër” është motoja e politikës kombëtare, bëri të ditur Ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe të Urbanizimit, znj. Liljana Pavllova. Sipas fjalëve të saj ky lloj mendimi do të jetë baza e Programit Operativ “Zhvillimi rajonal” që program financohet nga KE-ja në periudhën 2013-2020. “Prioriteti kyç është zhvillimi i gjelbër i qyteteve. Mbi 1 mlrd euro janë investimet të cilat parashikojmë për këtë veprimtari. Për qëllim e kemi mënyrën e jetesës sipas parimeve ekologjike në qytete. Biznesi gjithashtu mund të përfitojë nga efikasiteti energjetik. Masat e tij përbëjnë një minierë “ari” për ekonominë e Bullgarisë. Falë këtyre masave do të pakësohen emisionet e dëmshme, po ashtu do të kursehet 50 për qind e shpenzimeve për ngrohje. Nga ana tjetër këto masa do të hapin vende të reja të punës.”

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit dhe të Ujërave në 33 bashki të Bullgarisë ku zbatohen masa të efikasitetit energjetik janë kursyer 146 mijë tonë të emisioneve të dëmshme, 156 mln kilovatë orë të energjisë elektrike dhe 14 mln euro shpenzime për rrymë. Projektet u financuan kryesisht nga programi operativ “Zhvillimi rajonal”, po ashtu edhe nga fondi i specializuar “Kozlloduj” dhe Fondi ekologjik kombëtar i besimit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy artistë britanikë krijojnë prej rëre një skenë të Lindjes së Krishtit në Burgas

Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..

botuar më 24-12-24 4.20.PD
Burra të armatosur në provincën siriane Hama, 3 dhjetor 2024

Optimizëm, por edhe mosbesim - këndvështrimi evropian i ngjarjeve në Siri

Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..

botuar më 24-12-23 11.30.MD

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit marrin dhurata nga Plaku i Krishtlindjeve

Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..

botuar më 24-12-23 8.25.PD