Çdo vit më 25 dhjetor një pjesë e madhe e botës së krishterë mirëpret me shpresë të madhe Lindjen e Jisu Krishtit. Për të krishterët kjo është një ditë e madhe dhe e shenjtë. Lindet drita dhe shpresa për një jetë më të mirë. Të frymëzuar nga magjia e festës, njerëzit harrojnë për dhimbjet dhe hapin shpirtrat e tyre për çudinë e Krishtlindjeve, çudi kjo e cila buron nga buzëqeshjet dhe urimet e mira. Sipas besimeve, gjatë Krishtlinjdve plotësohen ëndrrat më të thella, sepse pikërisht gjatë këtyre festave të ndritshme besimi në të mirën përmbush të gjithë besimtarët.
“Pavarësisht se për ne, të krishterët ortodoksë, Ngjallja e Jisu Krishtit është festa më e madhe, kjo nuk nënvlerëson dhe festën e lindjes së Krishtit – thotë në intervistën për Radio Bullgarinë teologu prof. Ivan Zhelev. – Sepse nga dita e lindjes së Shpëtimtarit, fillon shpresa për një jetë më të mirë. Doktrina e tij jep mundësinë për ndjekjen e një rruge të re, në të cilën vihet theksi tek bota shpirtërore. Bota materiale nuk hidhet poshtë, por vihet theks tek pasuritë shpirtërore, të cilat nuk duhet braktisur. I japim nder dhe lavdi nënës së Zotit, Shën Mërisë, dhe plakut Josif, me të cilin ajo ishte fejuar. U japim nder gjithashtu pleqve të urtë, të cilët erdhën nga Lindja për t’u përulur para Jisu Krishtit, si dhe barinjve të zakonshëm nga Vitleemi, të cilët ishin duke ruajtur bagëtinë e tyre, kur lindi Jisu Krishti. Gjatë natës së shenjtë ata dëgjuan koret e engjëjve, të cilët këndonin: “Lavdi Perëndisë në qiell dhe paqe tokës!”
© Foto: BGNES
Sipas prof. Zhelevit shënimi i 25 dhjetorit është lidhur me një traditë, e cila filloi rreth shekullit të IV-të në Romë. Deri atëherë ekzistonte një zakon, i cili respektohet edhe sot e kësaj dite në disa kisha, si ajo armene dhe ajo etiopiane – të festohen Krishtlindjet bashkë me Epifaninë gjatë muajit janar. Teologu e shpjegon këtë me interpretimin e drejtpërdrejtë të fjalëve të evangjelistit Luka, i cili shënon se kur Krishti pagëzohet në lumin Jordan është pothuajse 30 vjeç, që do të thotë se Krishti është pagëzuar në vetë ditëlindjen e tij. Nga atje vjen dhe barazimi i Krishtlindjeve me Teofaninë. Sipas fjalëve të profesorit Ivan Zhelev, për vetë lindjen e Birit të Zotit kanë ditur vetëm të përkushtuarit. Këta janë pleqtë e urtë Baltazar, Melhior dhe Gaspar, të cilët kanë ardhur nga Mesopotamia:
“Ata ishin shkencëtarë, e dinin shumë mirë astronominë, studionin librat e lashtë hebraikë dhe profecitë e shënuara atje për lindjen e Shpëtimtarit dhe Mesisë, siç e quanin në atë kohë – na shpjegon prof. Zhelevi. – Fjala “Mesi” në gjuhën hebraike do të thotë “i mirosur”, në greqisht është “Hristos”. (Dikur hebrenjtë zinin poste të larta pas mirosjes. Ajo nuk ishte diskrete, siç sot prifti lyen me vaj të bekuar besimtarët e krishterë, zakonisht në ballë, duke i bërë shenjën e kryqit, por e lagnin tërë kokën me vaj ulliri. Kështu edhe mbreti, edhe kryeprifti, edhe zyrtarët e tjerë të lartë merrnin një detyrë.) Sipas profecisë hebraike Mesia do të bashkojë në vetveten edhe pushtetin mbretëror, duke mbretëruar në kuptimin shpirtëror të fjalës, edhe pushtetit e kryepriftit, sepse do të sakrifikojë jo kafshën, por vetveten. Për dallim nga profetët para tij, Jisu Krishti merrte tërë të vërtetën nga Zoti dhe e përhapte ndër njerëzit. Prandaj e quajtën që në lashtësi Mesi.”
© Foto: arkiv
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..