Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është në vendin e 48-të në listën e shteteve në botë për nga rezervat e arta

Që nga kohët e lashta deri më sot ari është simbol i prosperitetit dhe stabilitetit. Ka pasur shumë luftëra për shkak të tij. Ku gjendet Bullgaria në listën e shteteve në botë për nga rezerva e arit?

Kuptohet fuqitë e mëdha dhe akoma disa organizata botërore disponojnë më shumë flori. Kjo u bë e qartë nga raporti mujor i Këshillit botëror të floririt, publikuar në fund të muajit janar, në të cilin Bullgaria u klasifikua në vendin e 48-të në botë për nga rezervat e arit. Vendi disponon 39,9 tonë nga metali fisnik, i cili në mes të viteve 60 të shekullit të kaluar tradicionalisht ruhej në bankat në Cyrih dhe Londër. Para kësaj ruhej në Bankën Qendrore në Moskë të ish Bashkimit Sovjetik. Po të llogaritet sipas kursit të ditës këta tonë flori janë 11.3 për qind e rezervave të përgjithshme të Bullgarisë në valutën e huaj, konstatojnë autorët e raportit. Kjo është me 0.1 për qind më shumë në krahasim me dhjetorin e kaluar. Po të bëjmë një krahasim, në raportin e muajit tetor Bullgaria ishte në vendin e 47-të në këtë listë.

Para Bullgarisë për nga rezervat botërore është Bolivia – me 42.3 tonë ar, kurse pas nesh radhitet Bashkimi ekonomik dhe monetar i Afrikës Perëndimore. Sipas të dhënave të Këshillit botëror të arit, aktualisht në botë ka 31 575 tonë rezerva të arta, kurse përqindja e eurozonës (bashkë me Bankën Qendrore Evropiane) është 10 783 tonë. I pari në botë për nga rezervat e arta, shumë para të tjerëve, përsëri është SHBA-ja. Ato disponojnë 8 133 tonë flori, që është 76.1 për qind e rezervave të shtetit. Në vend të dytë është Gjermania – me 3 391 tonë, të cilët përbëjnë 73.5 për qind prej rezervave të saj. Vendin e tretë e zë FMN-ja, me 2 814 tonë flori. Në vendin e katërt dhe të pestë janë Italia (2 452 tonë) dhe Franca (2 435 tonë).

Më tej në klasifikim radhitet Kina (1 054), Zvicra (1 040 tonë), Rusia (938 tonë) dhe Japonia (765 tonë). Në vend të dhjetë është Holanda, me 612 tonë rezerva ari.
Përqindja e rezervave të floririt, në sfondin e rezervave të përgjithshme, është më e vogël në Kinë – 1.7 për qind, kurse më e lartë është në Portugali, ku rezervat e arit përbëjnë mbi 90 për qind të rezervave të përgjithshme. Ajo radhitet në vendin e 14-të me 382 tonë. Sa për fqinjët tanë jugorë, grekët, rezervat e arit gjithashtu përbëjnë një përqindje shumë të madhe prej rezervave të përgjithshme – mbi 82 për qind. Vendi radhitet në vendin e 32-të në botë me 112 tonë flori.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ende nuk i plotëson kriteret për eurozonën

Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..

botuar më 24-06-26 2.57.MD

Marrim 65.2 milionë euro nga BE-ja për të forcuar rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike

Bullgaria do të marrë 65.2 milionë euro nga BE për një projekt për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në mbështetje të integrimit të energjisë së rinovueshme, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Paratë janë pjesë e një..

botuar më 24-06-24 2.19.MD

Është më realiste që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë në vitin 2026

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..

botuar më 24-06-18 6.16.MD