Në vitin 1935, kur u krijua Radioja Bullgare si një institucion kulturor, një nga vendimet e drejtorit Sirak Skitnik ishte, që në programet një vend të rëndësishëm të zërë muzika popullore.
Pasuria e folklorit dhe kujdesi, që ai të ruhet për brezat, u bë detyrë e dorës së parë të themeluesit të degës muzikore Dimitër Nenov. Për punën e tij ai thoshte: “Jam i lumtur, se mua më ra kjo detyrë e përgjegjshme dhe fisnike të jem një gur, megjithë edhe të vogël, në themelet e godinës së ardhshme të madhe të kulturës bullgare.” Si kompozitor dhe pianist i përsosur Nenov bëri ashtu, që dëgjuesit kishin mundësi të njihen jo vetëm me arritjet botërore muzikore, por të njohin edhe muzikën popullore bullgare, e cila deri në atë kohë qëndronte e mbyllur në shoqëritë e vogla fshatare. Në vitet 30-të të shekullit të XX populli nuk kishte përfytyrim të saktë për pasurinë e madhe folklorike bullgare. Për një periudhë të shkurtër nga viti 1935 deri në vitin 1937 Nenovi zbuloi një sërë këngëtarësh dhe instrumentistësh popullorë bullgarë, të cilët para mikrofonit të radios prezantuan folklorin bullgar. Në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare edhe më sot ruhen incizimet e një sërë këngëtarësh dhe instrumentistësh të asaj periudhe. Një popullaritet të madh në atë kohë kishte Radi Angellov, i cili me orkestrën e tij shoqëronte interpretimet e këngëtarëve. Me mjeshtërinë e tij, ai kontribuoi për afirmimin e klarinetës si një vegël tipike të muzikës popullore bullgare.
Në vitet e para pas krijimit të radios folkloristi Vasill Stoin nga Akademia Bullgare e Shkencave ishte anëtar i komisionit, i cili zgjidhte këngët për eterin. Me porosi të radios ai grumbulloi 1200 këngë nga Bullgaria Lindore. Harmonizimin e melodive e bënin kompozitor të tillë të mëdhenj si Parashkev Haxhiev, Marin Goleminov e të tjerë. Ky përpunim prej autori e vuri fillimin e një gjinie të re në folklorin bullgar, e cila caktohet si “krijimtari personale”. Këngëtarja e parë, që interpretonte ato këngë ishte Anastasija Pavllova Stankovska, ose siç ishte më e njohur Gjysha Nasta. Folkloristi Manoll Todorov, i cili ishte bashkëkohës i kësaj këngëtare tregon: “Gjysha Nasta ishte një interpretuese e madhe, një personalitet i përkryer, një këngëtare e talentuar. Ajo këndonte me tërë zemrën dhe shfaqte një mjeshtri prej muzikanti. Ajo sikur nuk këndonte, ajo rikrijonte këngët!”
Grupi i parë, që u ftua në radio ishte “Katërshja nga fshati Bistrica”. Tamburisti i grupit Dejan Matein kujton: “Më këmbë erdhëm nga fshati Bistrica deri në Sofje dhe pas shfaqjes prapë ktheheshim më këmbë. Dhe asgjë nuk na pengonte të kalojmë ato 20 kilometra në të dy drejtimet.” Grupi në fillim përbëhej nga një buzuk, një gajde, një tambura dhe një klarinetë. Mirëpo, pak më vonë klarinetën e zëvendësoi kavallxhiu Cvjatko Bllagoev nga fshati Ugërçin.
Krahas këtij formacioni në atë kohë shumë shpesh në eterin dëgjoheshin edhe ekzekutimet e të ashtuquajturës “Korenjashka Grupa” me udhëheqës Karllo Alliev. Dhe në se “Katërshja e fshatit Bistrica” ekzekutonte folklorin tradicional bullgar, mund të themi se formacioni “Korenjashka Grupa” u bë prototipi i muzikës dasmore te ne. Për herë të parë ajo u shfaq në radio në janar të vitit 1938. Muzika e këtij grupi mban në vet veten shumë gëzim dhe hare.
Që nga viti 1935 Cvjatko Bllagoevi ishte bashkëpunëtor i rregullt i radios. Mund të themi, se ai kishte një kontribut të madh për zhvillimin e muzikës popullore. Pasi grumbulloi një përvojë të madhe në dy formacionet “Katërshja e fshatit Bistrica” dhe “Korenjashka Grupa”, në vitin 1939 ai themeloi grupin e vet me emrin e vendbanimit të lindjes “Ugërçinska”. Në fakt ky formacion u bë baza e krijimit të Orkestrës së sotme të Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare.
Një këngëtare tjetër, emri i së cilës lidhet me hapat e parë të radios është Atanaska Todorova nga Çirpani. Drejtori i atëhershëm i radios Sirak Skitnik e dëgjoi si këndoi, kur ishte mysafir te një familje miqësore. Ai e ftoi të prezantohet në një konkurs në radio. Kështu më 25 qershor të vitit 1935 dëgjuesit kishin mundësi të dëgjojnë zërin e saj të thellë dhe të pasur në eter. Në vitin 1939 Atanaska Todorova formoi grupin instrumental me emrin “Treshja e Trakisë”. Krahas shfaqjeve në eterin e radios, bashkë me këtë grup Atanaska Todorova incizoi disa pllaka të gramafonit.
Ndër interpretuesit e parë të muzikës popullore bullgare në eterin e radios dallohet edhe emri i këngëtares zëëmbël Gjurga Pinxhurova. Ajo mbaroi këndim operistik në Konservatorin e Pragës. Për shfaqjet në radio ajo udhëtonte nga qyteti i lindjes Trën deri në Sofje.
Një vit pas themelimit të Radios Kombëtare Bullgare dëgjuesit patën mundësi të zbulojnë zërin e pasur të këngëtares Vëllkana Stojanova, ndërsa në vitin 1942 në mikrofonin e radios filloi të këndojë edhe Mita Stojçeva. Dhe të gjithë ata vite me radhë kënduan para mikrofonit të radios në çastin e transmetimit të programit. Ato në fakt ishin hapat e parë të muzikantëve të njohur popullorë bullgarë në Radion Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..